LAJMI I FUNDIT:

Ndarja e 100 eurove nga shteti, sot pritet të hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat dhe studentët

Ndarja e 100 eurove nga shteti, sot pritet të hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat dhe studentët

Gjatë ditës së sotme pritet të lëshohet në përdorim linku për aplikim për 100 eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për sektorin privat dhe studentët.

Aplikimi për këtë masë do të bëhet përmes faqes zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).


Nga ATK-ja kanë konfirmuar për Telegrafin se aplikimi do të hapet sot dhe janë duke punuar në këtë drejtim.

“Sot, gjatë ditës pritet të lëshohet në përdorim linku për aplikim. Zyrtarët e ATK-së janë duke punuar në këtë drejtim, por se për detaje do t’iu njoftojmë gjatë ditës, sapo linku të jetë gati”, thuhet nga ATK.

Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Njëqind euro shtesë për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët – deklaratat pro dhe kundër rreth vendimit të Qeverisë
Lexo po ashtu Njëqind euro shtesë për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët – deklaratat pro dhe kundër rreth vendimit të Qeverisë

“Sot po prezantojmë masat e reja në kuadër të Pakos. Kështu që në muajin prill po dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfitojnë nga kjo asistencë. Pensionisteve do t’ua ndajmë nga 100 euro shtesë për muajin prill, ku nga kjo do të përfitojnë ata që marrin pension bazik, kontribut pagues, për aftësi të kufizuara, të veteranit, e kështu me radhë”, kishte thënë Kurti.

“Për herë të parë do të mbështesim me shumë të menjëhershme prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat, pra rreth 300 mijë punonjës. Po ashtu, kjo shumë do të ndahet edhe për 80 mijë zyrtarët publik. Studentët do t’i përkrahim me shumë të menjëhershme prej 100 euro, ku do të përfitojnë 80 mijë studentë”, ka shtuar ai.

Kurti ka theksuar se vlera totale e kësaj përkrahje është mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/