LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet qarkullimi i autobusëve Podujevë-Prishtinë

Ndalohet qarkullimi i autobusëve Podujevë-Prishtinë

Kompanitë e autobusëve në linjën Podujevë-Prishtinë sot kanë hyrë më grevë pasi sipas tyre, qarkullimi i taksive ilegal po ua pamundëson punën.

Ata thonë se greva do të vazhdojë në afat të pacaktuar deri sa të plotësohen kërkesa e tyre e cila është ndalimi i tërësishëm i qarkullimit të taksive ilegal.


Kjo ka bërë që shumë udhëtarë të mbesin pa shkuar në punët e tyre dhe si zgjidhje kanë shkuar në vendet e taksive ilegal për t’i bartur ata.

Nga ana tjetër, taksi ilegal ishin në qarkullim. Në një foto të siguruar nga KosovaPress, shihet qartë se në momentin kur grevohet, një taksi ilegal u tregon disa persona e që është duke shkuar për Prishtinë, dhe vazhdon rrugën e tij pa asnjë pengesë.

Afër stacionit të autobusëve ka dal edhe inspeksioni komunal. /Telegrafi/