LAJMI I FUNDIT:

Ndalja e rrymës në Suharekë e Fushë Kosovë, Njazi Thaqi thotë se nuk është faji i KEK-ut

Ndalja e rrymës në Suharekë e Fushë Kosovë, Njazi Thaqi thotë se nuk është faji i KEK-ut

Që nga  mëngjesi, e deri në mbrëmje në Suharekë ka pasur mungesë të rrymës. Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka njoftuar se ajo është duke dhënë maksimumin për prodhimin e energjisë.

Drejtori menaxhues i kësaj kompanie, Njazi Thaqi, ka sqaruar se KEK nuk i ka fajet për ndërprerjet e energjisë elektrike me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës në këto ditë të ftohta.


Përmes një postimi në Facebook, Thaqi ka sqaruar se kapacitetet maksimale prodhuese të termocentraleve të Kosovës 800 megavat orë energji elektrike dhe se që nga data 13 dhjetor, KEK-u është duke prodhuar me kapacitete të plota.

“Pra prodhimin e kemi 800 MW/h per rrjet dhe nevojat e brendshme qe aktualisht është rreth 870 MW/h”, ka shkruar ai.

Thaqi thotë se ky është obligimi i korporatës që drejton dhe se atë po e përmbushin me përgjegjësi të lartë dhe me një angazhim maksimal të të gjithë punëtorëve.

“Sa i përket reduktimeve për te cilat po na drejtoni ankesa dhe pyetje nuk mund te japim asnjë përgjigje per shkak se nuk është përgjegjësi e jona”, ka shtuar Njazi Thaqi.

Lidhur me ndalesat e sotme në Suharekë dhe Fushë Kosovë, ka folur zëdhënësin e KEDS-it Viktor Buzhala.

Në një deklaratë dërguar mediave ka thënë se ndalesat e sotme në Fushë Kosovë dhe Suharekë nuk kishin të bëjnë me riparime por për shkak të punimeve të KOSTT-it.

Sipas tij, me kërkesë të KOSTT-it, në Fushë Kosovë është dashur domosdoshmërisht të vendoset një transformator shtesë në asetet e tensionit të lartë.

“Kjo ka ndodhur për shkak të kapaciteteve të reduktuara të KOSTT-it, të krijuara edhe nga rritja e shpejtë e rezidentëve në këtë komunë. KEDS e ka zgjidhur problemin e mbingarkesave me shtimin e transformatorëve nga dy në tre, por tejkalimi komplet i mbingarkesave ka të bëjë me shtimin e kapaciteteve të transmisionit, që nuk janë kompetencë e jona”, ka theksuar Buzhala.

Ai ka sqaruar edhe ndalesën e energjisë elektrike në Suharekë.

“Ndërkohë, gjatë punimeve në Suharekë të bëra nga KOSTT, KEDS e ka shfrytëzuar këtë hapësirë për të shpërndarë ngarkesën në mes të transformatorëve në mënyrë që të zgjidhet çështja e furnizimit me energji elektrike për qytetarët e asaj komune. Ndryshe, do të ishte e pamundur që KOSTT-i të furnizonte të gjitha dalje”, ka përfunduar Buzhala./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori