LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i dinarit serb, reagimet e ndërkombëtarëve dhe sqarimi i BQK-së

Ndalimi i dinarit serb, reagimet e ndërkombëtarëve dhe sqarimi i BQK-së

Neni 11 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thekson se në Kosovë si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme.

Bazuar në këtë javë më parë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka nxjerr një Rregullore për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila thekson se e vetmja valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar të pagesave në Republikën e Kosovës është euro.


Kjo rregullore hyn në fuqi me 1 shkurt 2024, gjersa ka ngjallur reagim ndërkombëtar, pasi ndalon qarkullimin e dinarit serb, ku përgjatë dy dekadave është përdorur në komunat me shumicë serbe, madje edhe për pagesa në dyqane.

Kërkesa e SHBA-së për dinarin “të respektohet për t’u dhënë kohë serbëve”

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e autoriteteve financiare për paratë e gatshme.

Departamenti i Shtetit theksoi se nevojitet më shumë kohë që vendimi të zbatohet dhe se Qeveria e Kosovës do të duhej të konsultohej me komunitetet e prekura nga ky vendim.

Ndalimi i qarkullimit të dinarit serb – shefi i BE-së i shqetësuar, i kërkon sqarime BQK-së

Për vendimin e BQK-së, shefi i zyrës së BE-së në Prishtinës, Tomas Szunyog ka zhvilluar ditë më parë një takim me Guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili.

Szunyog e ka pyetur Ismailin për punën e zbatimit të këtij vendimi pasi që pritet të ndikojë sidomos në jetesën e qytetarëve në zonat e banuara me shumicë serbe.

Ai ka thënë se është shqetësuese që ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores.

Ndalimi i qarkullimit të dinarit serb - shefi i BE-së i shqetësuar, i kërkon sqarime BQK-së
Lexo po ashtu Ndalimi i qarkullimit të dinarit serb - shefi i BE-së i shqetësuar, i kërkon sqarime BQK-së

“U takova me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili dhe diskutuam rregulloren e ndryshuar për operacionet me para të gatshme, e cila gjithashtu rregullon procesin e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera që dyshohet se janë të falsifikuara.

E pyeta edhe se si do të zbatohet pasi që pritet të ndikojë veçanërisht në jetesën e qytetarëve në zonat me shumicë serbe. Shpreha shqetësimin për faktin se ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores”, ka shkruar Szunyog.

Rasti i tokës së Manastirit të Deçanit e ndalimi i dinarit serb, Bislimi: Nuk ka logjikë që në një rast të kërkohet zbatimi i Kushtetutës e në tjetrin jo

Lidhur me kërkesat për shtyrjen e zbatimit të Rregullores, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Zëvendësministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë sot se Kushtetuta e Kosovës ose duhet të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet.

​Dhoma e Tregtisë përshëndet vendimin e BQK-së për mospranimin e valutave të tjera, përveç euros
Lexo po ashtu ​Dhoma e Tregtisë përshëndet vendimin e BQK-së për mospranimin e valutave të tjera, përveç euros

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas takimit me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak.

“Nuk ka logjikë në njërën rast të ketë insistim të bashkësisë ndërkombëtare që Kushtetuta të implementohet në tërësi siç është rasti i tokës për Manastirin e Deçanit, pastaj kur është puna te neni 11 i Kushtetutës që thotë se ka vetëm një monedhë në qarkullim në Kosovë të njëjtit miq të thonë po këtë mos e zbatoni…”, tha ai.

Ndalimi i qarkullimit të dinarit serb: Ka të bëjë me ruajtjen e integritetit të valutës Euro dhe sistemit financiar

Por, për Rregulloren vet Banka Qendrore e Kosovës ka dhënë sqarimin, duke potencuar se ka të bëjë me ruajtjen e sistemit financiar.

BQK thekson se valuta e vetme do të jetë euro, por Rregullorja në fjalë nuk kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk ndalon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK.

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se në takimin e së martës ndërmjet guvernatorit Ahmet Ismaili dhe ambasadorit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është biseduar për Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila thekson se e vetmja valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar të pagesave në Republikën e Kosovës është euro.

Ekonomisti: Me ndalimin e dinarit, shteti i Kosovës do të ketë të dhëna se sa para hyjnë nga Serbia
Lexo po ashtu Ekonomisti: Me ndalimin e dinarit, shteti i Kosovës do të ketë të dhëna se sa para hyjnë nga Serbia

Në njoftimin e BQK-së thuhet se me theks të veçantë, u sqaruan aspektet kryesore që trajton Rregullorja e re për Operacionet me Para të Gatshme dhe efektet e saj, avancimi i kornizës rregullative për kujdesin e duhur dhe luftimin e dukurisë së parave të falsifikuara dhe parandalimi i hyrjes së tyre në sistemin financiar, identifikimi dhe tërheqja e valutave të dyshimta nga qarkullimi, etj.

“Nga përfaqësuesit e BQK-së u sqarua se sikur edhe ndryshimet tjera legjislative edhe kjo Rregullore synon adaptimin e praktikave më të mira të Bashkimit Evropian, që lidhen me ruajtjen e integritetit të valutës Euro dhe sistemit financiar, luftimin ndaj parave të falsifikuara, pastrimit të parave, financimin e terrorizmit, informalitetit, si dhe avancon mbrojtjen dhe edukimin e qytetarëve nga dukuri të tilla të rrezikshme dhe të kundërligjshme.

Meqë Rregullorja është e aplikueshme për institucionet financiare dhe përcakton kërkesat ligjore dhe teknike për operacionet me para të gatshme, si e tillë nuk trajton apo kufizon transaksionet vullnetare ndërmjet individëve apo palëve që nuk janë subjekt i rregullimit të BQK-së”, thuhet në njoftim.

Më tej u sqarua se Rregullorja në fjalë nuk kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk ndalon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK. Gjithashtu, u diskutua për mundësitë ekzistuese dhe qasjen në financa përmes kanaleve të ndryshime financiare të licencuara për operim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori