Kosova në ndeshjen e parë të zhvilluar të martën e kaluar barazoi pa gola kundër Eintrachtit, derisa të premten humbi nga Werder Bremeni me rezultatin 2-0.

“Kanë qenë dy ndeshjet më të mira tonat të zhvilluara deri tash. Ka qenë nivel i lartë i grupit dhe mendoj se është rritur konkurrenca”.


“Kemi nxjerrë më tepër se që kemi menduar, duke pasur parasysh se kemi tetë lojtarë të rinj dhe luajtëm kundër dy skuadrave të Bundesligas. Kemi mundur edhe të fitojmë”, ka thënë Bunjaku për gazetën Koha Ditore.

Ai ngul këmbë se Kosova ka pasur performancë të mirë kundër dy skuadrave, ndërsa ka lëvdata për të gjitha repartet.

Ndryshe nga Bunjaku, trajnerët e futbollit, Gani Sejdiu e Ramiz Krasniqi, mendojnë se Përfaqësuesja në këtë fazë nuk është dashur të pësonte disfatë e aq më pak kundër Bremenit, që në ndeshje kundër Kosovës u paraqit me disa lojtarë që garojnë në Ligën Rajonale të Gjermanisë.

Werderit i munguan nëntë lojtarë të ekipit bazë, të cilët kanë qenë të grumbulluar në përfaqësueset e shteteve të tyre.

telegrafi sport app