LAJMI I FUNDIT:

Ndahen Michael B. Jordan dhe Lori Harvey

Ndahen Michael B. Jordan dhe Lori Harvey

Michael B. Jordan dhe Lori Harvey i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, raportoi Revista People të shtunën.

Ylli 35-vjeçar i “Creed” dhe modelja 25-vjeçare thuhet se u ndanë pasi kishin lidhje për rreth një vit e gjysmë, shkruan DailyMail.


Një burim i afërt me dyshen tha për revistën se ata ishin ‘plotësisht të thyer’ për ndarjen dhe se ata ‘ende e duan’ njëri-tjetrin.

“Michael është pjekur shumë gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre dhe ishte gati të angazhohej për një lidhje afatgjatë”, shtoi burimi i brendshëm.

“Ai e uli kujdesin e tij me të, duke u hapur emocionalisht në një marrëdhënie romantike për herë të parë”.

Michael B. Jordan tregohet një xhentëlmen i vërtetë, teksa kujdeset për flokët e të dashurës
Lexo po ashtu Michael B. Jordan tregohet një xhentëlmen i vërtetë, teksa kujdeset për flokët e të dashurës

“Ata kanë kaluar momente të shkëlqyera së bashku dhe kanë nxjerrë më të mirën nga njëri-tjetri”, shtoi burimi.

As Michael dhe as Lori nuk e kanë komentuar publikisht ndarjen e tyre.

Ish-çifti bëri debutimin e tyre si çift në tapetin e kuq kur morën pjesë në festën e “Oscars Vanity Fair” në Beverly Hills më 27 mars.

Michael mungonte dukshëm në anën e modeles, kur ajo shkoi e vetme sivjet në tapetin e kuq të Met Gala-s më 2 maj.

Megjithatë, aktori i “Black Panther” ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi të paraqitjes së saj në tapetin e kuq në Instagram Stories. Ai shrkoi në mbishkrimin e saj: “Ndoshta fotoja ime e preferuar”.

Mbesa e Steve Harveyt edhe një herë shkoi e vetme në tapetin e kuq kur mori pjesë në një shfaqje të komedisë franceze të zombive, “Final Cut (Coupez!)” në Festivalin e Filmit në Kanë më 17 maj.

Për Revistën People, thashethemet për telashe mes dyshes janë përhapur në javët pas kthimit të Lorit nga Franca.

Të dy e zyrtarizuan në Instagram romancën e tyre në janar të vitit 2021 dhe festuan njëvjetorin e tyre të lidhjes nëntorin e kaluar.

Michael bëri një dedikim të ëmbël për të dashurën e tij të atëhershme, duke publikuar disa fotografi të tij dhe yllit në Instagram duke shkruar: “Ishte një vit i çmendur!”.

Në dhjetor të vitit 2021, i nominuari për çmimin “Emmy” bëri komente të rralla për marrëdhënien e tij me Lorin në një intervistë për The Hollywood Reporter.

Ai tha për median se ishte në gjendje të merrte role më sfiduese për shkak të gjetjes së dashurisë.

“Ka role që i kam përcjellë dhe e dija se nuk kisha mjaftueshëm përvojë jetësore për t’i luajtur. Unë thashë: ‘Nga çfarë mund të tërhiqem?’, tha Michael. “Por më në fund gjeta se çfarë ishte dashuria”, shtoi ai.

Aktori me origjinë nga Kalifornia shpjegoi se takimi me Lorin i dha atij besimin për t’u përballur me shqyrtimin publik të marrëdhënies së tyre.

“Kur isha më i ri, nuk e di nëse mund të kisha përballuar sulmin e opinioneve dhe të ndahesha, si dhe të isha i vetëdijshëm për atë që do të kalonte personi tjetër”, tha ai. “Duhet një person i veçantë për t’u marrë me këtë”.

Ai tha se ‘situata për mua ishte mjaft reale’ për t’ia treguar botës.

“Ka një planifikim të paramenduar për të qëndruar larg syrit të publikut që ndonjëherë vret spontanitetin dhe intimitetin”. tha Michael për THR. “Doja ta hiqja dhe t’i jepja shansin më të mirë që kishte, në këtë botë të çuditshme ku jetojmë, për të qenë disi normal”, kishte thënë ai.

Shtatorin e kaluar, Lori diskutoi për lidhjen e saj me Michaelin gjatë një paraqitjeje në ‘The Real’.

“Ne thjesht balancojmë njëri-tjetrin”, tha ajo. “Unë me të vërtetë besoj në deklaratën kur ata thonë: ,Kur e di ti e di,. Dhe unë mendoj se kjo vlen vërtet për situatën tonë dhe thjesht kalojmë një kohë shumë të mirë së bashku”, kishte thënë modelja.

Përpara se të dilte me Michaelin, Lori kishte një lidhje pa ndërprerje me reperin Future nga viti 2019 deri në verën e vitit 2020. Ajo gjithashtu thuhet se ishte në lidhje me 52-vjeçarin Sean ‘Diddy’ Combs në vitin 2019.

Michael ka qenë më parë i lidhur me modelen Cindy Bruna dhe këngëtaren Snoh Aalegra. /Telegrafi/