Një ditë para mbylljes së Panairit të Librit, juria e përbërë nga personalitete të letrave shqipe vlerësoi autorët e përkthyesit më të mirë të edicionit të 20-të.
Autor i vitit u shpall Betim Muço me veprën “Yjet janë fare pranë” për trajtimin në thellësi dhe elegancë stilistike e gjuhësore të temës së emigracionit në kontekstin kombëtar. Çmimin në nder të autorit, i cili u nda nga jeta dy vite më parë, e tërhoqi motra e tij.
“Ky roman me të cilin nderohet me çmim është shkruar në muajt e fundit të jetës. Është i papërfunduar kapitulli i fundit dhe nën kujdesin e Martës ai ka parë dritën e botimit”, tha Tefta Muço.
Diana Çuli u vlerësua si përkthyesja më e mirë e vitit për sjelljen në shqip të autorit arbëresh, Carmine Abate.
“Sigurisht çdo vlerësim për punën tonë është një kënaqësi shumë e madhe. Kishte konkurrentë të fortë, njohës të gjuhës e përkthimit, kështu që ndihem e vlerësuar që në atë grup të ndriçuar u vlerësova”, tha Çuli.
“Faik Konica dhe dritëhijet e një diplomati”, me autor Agron Alibalin, u vlerësua në kategorinë e letërsisë studimore origjinale.
“Ndihem shumë i lumtur, i emocionuar dhe i detyruar për diçka tjetër në të ardhmen”, tha Alibali.
Ndërsa, Persida Asllani, në tentativën e saj për të sjellë një libër për fëmijë, qëlloi e suksesshme duke marrë çmimin me botimin “Më quajnë Musine Kokalari”.
“Është një emocion i veçantë. Kisha dyshimet e mia, a është në formën e duhur, në ligjërimin e duhur për fëmijët. Fakti që juria e vlerësoi nga ky këndvështrim, ndoshta nuk do t’i mërzisë fëmijët me këtë libër”, tha ajo.
Për herë të parë, me çmime në këtë edicion të veçantë u vlerësuan edhe Shtëpia Botuese “Onufri” dhe “Pika pa sipërfaqe”, si edhe libraritë “Adrion”, “Arjan Goga” në Shkodër dhe “Artini” në Prishtinë për kontributin në afrimin e librit sa më pranë lexuesit. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI kanë thënë të mençurit...
Barra naziste e familjes sime dhe dhimbja për Gazën
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Historia e Hafiz Sabri Koçit, që i agjëroi 21 ramazane në burg
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Historia simbolike e ngjyrave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi