LAJMI I FUNDIT:

NBA nuk u zhvillua në format të zakonshëm, por në fund triumfoi i jashtëzakonshmi LeBron James me LA Lakers

NBA nuk u zhvillua në format të zakonshëm, por në fund triumfoi i jashtëzakonshmi LeBron James me LA Lakers

Si në të gjitha sportet tjera edhe në ligën më të fortë të basketbollit botëror, NBA viti 2020 nuk ishte i zakonshëm.

Elita e basketbollit amerikan startoi sezonin 2019/20 më 22 tetor të vitit 2019 dhe kishte për qëllim të përfundonte më 15 prill, por shkaku i pandemisë COVID-19 gjërat ndryshuan tërësisht.


Vëmendja e basketbolldashësëve ishte në qytetin e Los Angelosit, ku dy skuadrat Lakers e Clippers ishin përforcuar dukshëm dhe shiheshin si favoritët për ta fituar titullin e kampionit.

Edhe pse Clippers shiheshin si skuadra favorite për të triumfuar, në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit përfunduan LA Lakers me 52 fitore e 19 disfata, duke lënë në pozitën e dytë rivalin lokal me tri fitore më pak dhe katër humbje më shumë.

Ndërkohë në Konferencën e Lindjes, Milwaukee Bucks ishin të pa konkurrencë, pasi përfunduan sezonin e rregullt në pozitën e parë me 56 fitore e 17 humbje, ndërsa në të dytin ishin ish-kampioni Toronto Raptors.

Përveç dy ekipeve nga Los Angelosi, në ‘Play-Off’ nga Konferenca e Perëndimit zunë vend edhe Denver Nuggets, Houston Rockets, Oklahoma City Thunder, Utah Jazz, Dallas Mavericks dhe Portland Trail Blazers.

Ndërkohë nga Konferenca e Lindjes përveç Bucks e Raptors që ishin në dy pozitat e para, një biletë për në ‘Play-Off’ e morën edhe Boston Celtics, Indiana Pacers, Miami Heat, Philadelphia 76ers, Brooklyn Nets e Orlando Magic.

Pezullimi i sezonit dhe rifillimi

Më 11 mars të vitit 2020 ndeshja mes Utah Jazz dhe Oklahoma City Thunder është shtyrë papritur, pasi disa orë më herët u zbulua se qendra franceze Rudy Gobert kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Pas këtij rasti NBA pezulloi pjesën e mbetur të sezonit 2019-20 deri në njoftim të radhës.


Kjo ishte hera e parë që një sezon i rregullt në NBA ndërpritet, për të vazhduar disa muaj më vonë, pasi tanimë dhjetëra basketbollistë kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.

NBA vazhdoi rrugëtimin më 31 korrik, kur u vendos që të gjitha ndeshjet e mbetura të fazës së rregullt dhe ‘Play-Off’-it të zhvillohen në Orlando pa praninë e tifozëve.

Çmimet kryesore që u fituan për edicionin e rregullt në NBA

Derisa statistikat për çmimet individuale llogariteshin për të gjitha ndeshjet e sezonit të rregullt, NBA vendosi që këto statistika të merreshin për bazë vetëm për ndeshjet e zhvilluara deri më 11 mars. E MVP i sezonit të rregullt u shpall basketbollisti nigerian me pasaportë greke Giannis Antetokounmpo që mposhti në finale James Hardenin dhe LeBron Jamesin.

Ylli i Milwaukee Bucks fitoi edhe çmimin tjetër si mbrojtësi më i mirë në sezon të rregullt të NBA-së para Anthony Davies e Rudy Gobert që gjithashtu ishin në garë.

Rookie i vitit në NBA u shpall Ja Morant i Memphis Grizzlies në konkurrencë me Kendrick Nunn e Zion Williamson.

Çmimin si basketbollisti i gjashtë apo ‘Sixth man’ e fitoi qendra e LA Clippers, Montrezl Harell, ndërsa basketbollisti që pati më së shumti përmirësime ishte Brandon Ingram.

E çmimin si trajneri i vitit e mori Nick Nurse që arriti ta shpall kampion skuadrën kanadeze Toronto Raptors për herë të parë në histori të klubit.

‘Play-Off’-i si asnjëherë më parë, por që u dominua nga Lakers e LeBron James

NBA vendosi që ndeshjet e ‘Play-Off’-it të gjitha të zhvillohen në Orlando me ekipet pjesëmarrëse që ishin në izolim të plotë.

Ishte një edicion fantastik i ‘Play-Off’-it ku u zhvilluan ndeshje të jashtëzakonshme dhe mëkati më i madh ishte që nuk kishte publik të pranishme në sallë.

Los Angelos Lakers ishin fantastik në Konferencën e Perëndimit, pasi deri në finalen e madhe arritën t’i mposhtin Portland Trail Blazers (4-1), Houston Rockets (4-1) dhe Denver Nuggets (4-1).

Në anën tjetër befasia më e këndshme në Konferencën e Lindjes ishte Miami Heat.

Ish-kampioni i NBA-së fillimisht e mposhti Indiana Pacers (4-0) pastaj shkaktoi befasi duke e eliminuar njërin nga favoritët kryesor Milwaukee Bucks (4-1) dhe në finalen e Konferencës, e kaluan Boston Celitcs (4-2).

Finalja e madhe në NBA u zhvillua me gjashtë ndeshje fantastike, ku në fund Lakers triumfuan me katër fitore e dy disfata.

Të udhëhequr nga LeBron James dhe Anthony Davies, Lakers treguan forcën ndaj secilit kundërshtar duke i mposhtur pa mund të madh.

Skuadra nga Kalifornia arriti ta fitoi titullin e 17-të në histori të klubit në NBA duke u barazuar me rivalët e Boston Celtics që gjithashtu kanë numër të njëjtë të titujve.

LeBron James arriti të shpallej MVP i finales pas një formë fantastike të shfaqur.

35-vjeçari përkundër viteve të shumta që ka mbi supe, pati statistika të jashtëzakonshme në finale me 29,8 pikë për ndeshje, 11,8 kërcime dhe 8,5 asistime.

NBA All Star Game

Padyshim që ndeshja më interesante e vitit në NBA është ajo ‘All-Star game’ ku së fundmi ka ndryshuar formati i saj.

Dy basketbollistët me më së shumti vota ishin LeBron James nga Konferenca e Perëndimit dhe Giannis Antetokounmpo nga Konferenca e Lindjes.

Ishte një duel i jashtëzakonshëm ku fituesi u caktua në sekondat e fundit me ekipin e LeBron James që fitoi me dy pikë epërsi 157:155.

MVP në këtë ndeshje të ‘All-Star’ u shpall Kawhi Leonard nga ekipi i LeBron me 30 pikë të shënuara, shtatë kërcime e katër asistime.

LeBron James kishte në skuadër lojtarët si Anthony Davies, Kawhi Leonard, Luka Doncic, James Harden, Damian Lillard, Ben Simons, Nikola Jokic, Jayson Tatum, Chris Paul, Russell Westbrook dhe Domantas Sabonis.

Në anën tjetër në ekipin e kapitenit Giannis Antetokounmpo ishin edhe lojtarët tjerë si Joel Embiid, Pascal Siakam, Kemba Walker, Trae Young, Khris Middleton, Bam Adebayo, Rudy Gobert, Jimmy Butler, Kyle Lowry, Brandon Ingram e Donovan Mitchell. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori