LAJMI I FUNDIT:

Nazmi Gripshi flet për formën e mirë të tij dhe Ballkanit, ndeshjet ndaj BATE Borisovit dhe transferimin e mundshëm në Evropë

Nazmi Gripshi flet për formën e mirë të tij dhe Ballkanit, ndeshjet ndaj BATE Borisovit dhe transferimin e mundshëm në Evropë

Mesfushori nga Shqipëria, Nazmi Gripishi, padyshim se është njëri nga lojtarët më të mirë dhe më vendimtar të Ballkanit në ndeshjet evropiane të këtij edicioni. 26-vjeçari i gjithanshëm nga Durrësi ka folur në një intervistë për Telegrafin në lidhje me fitoret e arritura, formën e tij të mirë dhe të ekipit, ndeshjet e ‘play-off’-it me BATE Borisov, por edhe për synimet me klubin therandas dhe një transferim të mundshëm së shpejti në ligat evropiane.

Ballkani është afër të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar, duke siguruar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës.


Kampioni i Kosovës është vetëm edhe dy ndeshje larg kësaj arritje, pasi ka siguruar fazën “play-off”, ku do të ndeshen me BATE Borisovin, fillimisht të enjten në ‘Fadil Vokrri’ dhe pas një jave në udhëtim.

Çfarë duhet të dini për BATE Borisovin, kundërshtarin e fundit të Ballkanit para fazës së grupeve
Lexo po ashtu Çfarë duhet të dini për BATE Borisovin, kundërshtarin e fundit të Ballkanit para fazës së grupeve

Therandasit pas eliminimit nga Ludogorets në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, ranë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku mposhten Larnen në dy ndeshjet, 3-0 në shtëpi dhe 1-4 në udhëtim.

Në këto dy fitore lojtari më vendimtar i Ballkanit ishte Gripshi, i cili shënoi një gol në shtëpi dhe dy gola tjerë në fitoren si mysafir.

Në raundin e tretë kualifikues, Ballkani ishte i fortë edhe për Lincoln Red Imps të Gjibraltarit, duke i mposhtur gjithashtu në dy ndeshjet.

Në këtë ndeshje, Gripshi nuk e gjeti golin, por asistoi tek goli i 0-1 i shënuar nga Meriton Korenica në minutën e 48-të.

Në një intervistë për Telegrafin, mesfushori nga Shqipëria ka folur në lidhje me formën e tij të mirë dhe të ekipit, ndeshjet e ‘play-off’-it me BATE Borisov, por edhe për synimet me klubin therandas dhe një transferim të mundshëm së shpejti.

“Fitoret e arritura deri tani janë fryt i punës që kemi bërë gjatë gjithë kohës,  përgatitjeve në maksimum dhe fryma e grupit që mbizotëron në ekip ka bërë që të arrijmë këtu ku jemi në ndeshjet e “play-off”-it”, ka thënë fillimisht Gripshi për Telegrafin.

“Garat evropiane janë shumë të rëndësishme dhe njëkohësisht shumë të bukura për t’u luajtur dhe shijuar sepse janë ndeshje që vijnë vetëm një herë në vit dhe besoj që me angazhim, përqendrim në detyrat që kemi besoj edhe forma e mirë është rezultat i të gjithë këtyre komponeteve të lidhura me njëra-tjetrën”.

“Ndeshja e të enjtes është një ndeshje e vështirë duke ditur që përball kemi një kundërshtar të fortë dhe me traditë në arenën evropiane siç është Bate Borisov. Shpresojmë të jemi në formën më të mirë të japin maksimumin dhe të arrijmë një rezultat pozitiv në Prishtinë, ku pres një mbështetje të madhe nga qytetaret e Kosovës”.

“Për transferim besoj do vendosim mbas ndeshje të Ligës së Konferencës, ku do të shikojmë si është me e mira për klubin dhe për mua dhe pastaj të vendosim së bashku”, përfundoi mesfushori me tipare sulmuese.

Në “play-off”, Ballkani do të luajë ndaj BATE Borisovit, me ndeshjen e parë që zhvillohet në Prishtinë më datë 24 gusht, ndërsa ndeshja në udhëtim luhet me 31 gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori