LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të dini për BATE Borisovin, kundërshtarin e fundit të Ballkanit para fazës së grupeve

Çfarë duhet të dini për BATE Borisovin, kundërshtarin e fundit të Ballkanit para fazës së grupeve

Klubi i njohur bjellorus, BATE Borisov do të jetë pengesa e fundit e Ballkani për të arritur në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

BATE Borisov garon në elitën e futbollit bjellorus dhe janë klubi më i suksesshëm me 15 tituj kampioni, përfshirë 13 të fituar radhazi. Klubi ka fituar gjithashtu pesë Kupa të Bjellorusisë dhe tetë Superkupa.


BATE është skuadra e vetme bjelloruse që është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe atë pesë herë (2008–09, 2011–12, 2012–13, 2014–15 dhe 2015–16).

Mësohet kundërshtari i Ballkanit në play-offin e Ligës së Konferencës
Lexo po ashtu Mësohet kundërshtari i Ballkanit në play-offin e Ligës së Konferencës

Ata kanë luajtur edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës katër herë (2009–10, 2010–11, 2017–18 dhe 2018–19 .

Skuadra drejtohet nga Kirill Alshevskiy dhe sipas tranfermarkt vlen 8.3 milionë euro, pra 3.4 milionë euro euro më shumë se Ballkani që aktualisht ka vlerën 4.9 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm te Bate është mesfushori sulmues Valeriy Gromyko që ka vlerë prej 900 mijë euro.

Portieri Andrey Kudravets me 800 mijë euro dhe mesfushori Denis Grechikhome 700 mijë euro janë dy lojtarët e tjerë më të mirë në skuadrën bjelloruse.

Pas luftës në Ukrainë, ku Bjellorusia u bë palë, duke ndihmuar Rusinë, futbolli në këtë vend ka pësuar rënie të dukshme dhe BATE Borisovi nuk është i fortë sikurse në të shkuarën.

Në ndeshjen e parë mes Ballkanit dhe BATE-s zhvillohet në “Fadil Vokrri” më 24 gusht, ndërsa e kthimit pas një jave në Hungari në stadiumi ‘Varosi’ në qytetin Mezokovesdi, 140 km larg Budapestit.

Fituesi i këtij dueli, do të kalojë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/