Ballkani në fazën e play-off të Ligës së Konferencës do ta ketë përball ekipin nga Bjellorusia, BATE Borisov.
BATE u eliminua në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës nga Sheriff Tiraspoli me rezultatin e përgjithshëm 7-3.
Ky klub garon në elitën e futbollit bjellorus dhe janë klubi më i suksesshëm me 15 tituj kampioni, përfshirë 13 të fituar radhazi. Klubi ka fituar gjithashtu pesë Kupa të Bjellorusisë dhe tetë Superkupa.
BATE është skuadra e vetme bjelloruse që është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe atë pesë herë ( 2008–09 , 2011–12 , 2012–13 , 2014–15 dhe 2015–16 ).
Ata kanë luajtur edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evopës katër herë (2009–10 , 2010–11 , 2017–18 dhe 2018–19 ).
Në ndeshjen e parë kundër BATE-s, Ballkani do të jetë vendas në “Fadil Vokrri” më 24 gusht, ndërsa ai i kthimit pas një jave.
Fituesi i këtij dueli, do të kalojë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251