LAJMI I FUNDIT:

Nazi i Grupit Aurora përgjigjet në intervistën 60 sekondëshe: Zoti më çliroi nga djajtë

Nazi i Grupit Aurora përgjigjet në intervistën 60 sekondëshe: Zoti më çliroi nga djajtë
Foto: Prive/YouTube

Nazi i Grupit Aurora pak javë më parë është bërë shumë i diskutuar në media, lidhur me disa deklarata të tij në emisionin “N’Kosovë Show”.

Tani, këngëtari emri i vërtetë i të cilit është Nazmi Sfishta, ka qenë personi i radhës i ftuar në intervistën e shkurtër 60 sekondëshe të emisionit “Prive”.

Në përgjigjet e shpejta ai tregoi se sipas tij “muzika të varfëron në shpirt, por të pasuron materialisht”.

Ndërkohë, i njëjti refuzoi të përgjigjet në pyetjen se për çfarë është penduar në jetë, duke lënë vetëm të kuptohet se ka një pendesë, por që nuk dëshiron ta bëjë publike.

Foto: Prive/YouTube

E kur jemi te hitet e Grupit Aurora, Nazi përmendi si një nga hitet më të mëdha të këtij grupi këngën “Kaçurrele”, të cilën ata e interpretuan në festivalin Kënga Magjike 2005.

Në pyetjen e fundit, gazetari u rikthye te tema që ai e diskutoi në intervistën e tij të parafundit dhe shumë të përfolur, duke e pyetur se “si arriti të çlirohej nga djajtë”?

“Zoti më çliroi, sepse Zoti është dhuruesi më i madh, është EL-VEHHAB (nga Arabishtja)i bjen dhurues, d.m.th kur ti e lut, është lutje pranues, sepse t’i pranon të gjitha lutjet”, ka qenë përgjigje e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori