LAJMI I FUNDIT:

Navalnyt i caktohen 30 ditë paraburgim

Navalnyt i caktohen 30 ditë paraburgim

Një gjykatë ruse i ka caktuar paraburgim prej 30 ditëve Alexei Navalnyt.

Liderit rus të opozitës, Navalnyt do të qëndrojë në burg së paku deri më 15 shkurt, një ditë pasi u arrestua me të ateruar në Moskë.


“Alexei Navalny do të mbetet në paraburgim për 30 ditë deri në 15 shkurt”, shkroi avokati politikanit Vadim Kobzev në Twitter, transmeton Telegrafi.

Opozitari 44-vjeçar u arrestua mbrëmë në aeroportin Sheremetyevo, pasi mbërriti nga Gjermania dhe u soll para gjykatës sot. Byroja Ruse për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale njoftoi se ishte lëshuar një urdhër-arrest për Navalny më 29 dhjetor të 2020, për “shkelje të përsëritura të rregullave” ndërsa ishte në lirim me kusht.

Po përballet me një seancë gjyqësore, Navalny vjen me një video - nga stacioni policor pas kthimit në Rusi
Lexo po ashtu Po përballet me një seancë gjyqësore, Navalny vjen me një video - nga stacioni policor pas kthimit në Rusi

Navalny vendosi të kthehej në Rusi pavarësisht kërcënimit me burgim. Kundërshtari i Kremlinit ishte në Gjermani, ku u transferua në gusht pasi u sëmurë papritmas gjatë pushimeve në Siberi. Laboratorët në Evropën Perëndimore kanë arritur në përfundimin se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor. Navalny akuzon Presidentin rus Vladimir Putin për urdhërimin e helmimit dhe vrasjes së tij, të cilën gjë e mohoi Kremlini.

Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane dënuan arrestimin e Navalnyt dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm. /Telegrafi/