LAJMI I FUNDIT:

NATO forcon sistemin e mburojës raketore në Evropën Lindore, Rusia ndihet e kërcënuar

NATO forcon sistemin e mburojës raketore në Evropën Lindore, Rusia ndihet e kërcënuar

Në Poloni nisën punimet për ndërtimin e një baze tjetër të SHBA-së si mburojë ndaj sulmeve me raketa. Pak para samitit të NATO-s në Varshavë, ky projekt fiton më shumë peshë nga sa ka në të vërtetë.

Ushtarakë të ftuar nga bota e jashtme si dhe ministri i Jashtëm polak morën pjesë në vendosjen e gurit themeltar për një sistem të ri të NATO-s për mbrojtjen nga raketat nën drejtimin e SHBA-së në fushën pranë Słupskit. Deri tani këtu ndodhet vetëm gardhi që ka kushtuar dhjetë milionë Euro.


Ka gardh izolon nga bota përreth edhe delegacionin e nivelit të lartë. Vetëm tek porta të ftuarit nga SHBA-ja, Rumania dhe Spanja e kuptojnë se jo të gjithë gëzohen për rëndësinë e nivelit botëror të kësaj fushate të Pomeranisë. Disa qindra vetë protestojnë kundër dislokimit të sistemit ët raketave mbrojtëse në rajonin e tyre – kryesisht për arsyen, sepse ata ndihen të mashtruar lidhur me zhdëmtimin.

Sistemi i mbrojtjes nga raketat do të ndërtohet vetëm 3,5 km larg bashkisë.

“Për ne kjo është një katastrofë”, thotë Robert Biedroń, i cili është që prej një viti kryetar bashkie në qytetin me rreth 90 mijë banorë. “Në një distancë prej 15 kilometra përreth kësaj zone këtej e tutje nuk lejohet të ndërtohet më asgjë, pa miratimin nga Departamentit amerikan të Shtetit. Madje, asnjë repart prodhimi nuk lejohemi të ndërtojmë. Kësisoj, sistemi i raketave vërtetë ka shkaktuar një efekt të madh frike ende pa u ndërtuar, e në radhë të parë për investitorët”.

Ndonëse janë bërë premtime për zhdëmtim, banorët ndihen të zhgënjyer, thotë kryetari i bashkisë.

Por, politika nuk i merr parasysh shqetësime të tilla. Ndërtimi i mburojës nga raketat po ecën me intensitet. Krahas Polonisë në këtë sistem bën pjesë edhe një impiant në Deveselu në jug të Rumanisë. Që nga fundi i vitit 2015 ai është i gatshëm për përdorim dhe të enjten (12.05) u vu zyrtarisht në funksionim. Ky sistem është “një përforcim i rëndësishëm” i kapaciteteve të aleatëve për mbrojtjen nga raketat tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë inagurimit në Rumani.

Të dy komplekset në Evropën Lindore janë pjesë e një sistemi mbrojtës Aegis, që synon të mbrojë partnerët evropianë nga sulmet me raketa nga Lindja e Mesme. Në këtë sistem mburojë bën pjesë krahas dy baza të vogla mbrojtëse në Poloni e Rumani edhe një impiant i madh radarësh në Turqi dhe katër anije të SHBA-së me raketa mbrojtëse të ankoruara në jug të Spanjës. Qendra e komandës ndodhet në Gjermani – në bazën e aviacionit luftarak të SHBA-ve, Rammstein. Në samitin e NATO-s në fillim të korrikut në Varshavë ky sistem do të vihet nën kontrollin e NATO-s.

Ideja për këtë lindi më 2007. Ish-presidenti George W. Bush deklaroi ndërtimin e një sistemi kombëtar të mbrojtjes nga raketat në Evropën Lindore duke indinjuar me këtë Moskën. Kur u zgjodh president Barack Obama, e pezulloi përkohësisht këtë projekt, gjë që i irritoi evropianolindorët.

“Obama me këtë vendim i lëshoi pe Moskës për të përmirësuar marrëdhëniet”, thotë Gustav Gressel nga think tank-u ndërkombëtar “European Council on Foreign Relations” në Berlin. “Në vend të mburojës së SHBA-së të planifikuar nga Bushi, me një rreze të gjerë veprimi dhe raketa të mëdha, Obama vendosi për një variant më të zbehtë.”

Por, kjo nuk ndihmoi shumë. Pak javë para samitit simbolik të NATO-s në Varshavë ky sistem do të shndërrohet sërish në politikë të madhe. Rusia ndihet e provokuar dhe bën fjalë për kërcënim ndaj sigurisë së saj. Ky kompleks tek e fundit ka kapacitet edhe të hedhë raketa dhe përbën kësisoj një rrezik për ekuilibrin strategjik – argumenton Ministria e Jashtme ruse. Presidenti Vladimir Putin pas vënies në funksionim të mburojës së re të SHBA-së në Evropën Lindore sheh shkas për të marrë masa kundër. Përshtatja e shpenzimeve shtetërore është e domosdoshme për të neutralizuar kërcënimin e ri, sikurse formuloi ai.

Qëndrimi rus nuk është asgjë tjetër veҁse propagandë, mendon eksperti i mbrojtjes Gustav Gressel nga Berlini. “Përpjekja e Obamas për ta orientuar pozitivisht Rusinë, ka dështuar, sepse Rusia për arsye të politikës së brendëshme ka nevojë për armikun e urryer NATO-n dhe Amerikën.”

Edhe politologu rumun Radu Magdin beson, se reagimi i ashpër nga Moska ka më shumë domethënie simbolike, sepse “Moska është e indinjuar që po e humbet qartë luftën për dominancë gjeopolitke në Evropën Lindore”, thekson Magdin.

Wolfgang Richter nga fondacioni Shkenca dhe Politika në të kundërt, thotë se projekti duhet të ketë në thelb bashkëpunimi e nuk duhet të kuptohet si kërcënim ndaj Rusisë.

Vendosja e gurit të themelit në Słupsk pak para samitit të NATO-s megjithatë shërben për vendet e Evropës Lindore si një sinjal i rëndësishëm. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Kalo në kategori