LAJMI I FUNDIT:

National Geographic Traveller: Dhe, videoja e javës për udhëtime është – Kosova! (Video)

National Geographic Traveller: Dhe, videoja e javës për udhëtime është – Kosova! (Video)

Në profilin në YouTube, të titulluar LittleBigWorld (Bota e vogël e madhe), është shfaqur një vide interesante për Kosovën.

Videoja e titulluar Kaleidoskopi i Kosovës, është xhiruar në vise të ndryshme të Kosovës, nga Joerg Daiber. Ndërsa, në përshkrim e saj thuhet: “Kosova për shumë njerëz mund të mos jetë në listën e vendeve për të udhëtuar. Lufta në Kosovë duket disi si jo shumë e largët dhe mungesa e plazheve e bën këtë të jetë si copëz që i mungon hartës tuaj të udhëtimit. Megjithatë, nëse shkoni atje do të mahniteni nga bukuria e jashtëzakonshme e zonave të pabanuara, nga jeta e gjallë në qytete dhe nga njerëzit miqësorë”, transmeton Telegrafi.


Kjo video (pjesë të së cilës janë gjiruar në Pejë, Rugovë, Prizren…), që gjendet në një kanal ku janë video të ngjashme për shtete të zhvilluara dhe atraktive për turizëm, është publikuar edhe në National Geographic Traveller me mbititullin si videoja e javës për udhëtim. /Telegrafi/