LAJMI I FUNDIT:

Nathalie Loiseau: Për perspektivën evropiane është e nevojshme plotësimi i kritereve për reforma në fushat kyçe

Nathalie Loiseau: Për perspektivën evropiane është e nevojshme plotësimi i kritereve për reforma në fushat kyçe

“Marrëveshja e Prespës i hapi dyert në NATO, por sa i përket BE-së, Maqedonia e Veriut duhet t’i plotësojë kriteret e domosdoshme për reforma në fushat kyçe. Vendimi për nisjen e bisedimeve do të miratohet në mënyrë unanime nga 27 vendet e BE-së”, tha ministrja e Francës për Çështje Evropiane Nathalie Loiseau në konferencën e përbashkët në Shkup zëvendëskryeministrin Bujar Osmani.

“Sa i përket kritereve të domosdoshme për të nisur bisedimet për anëtarësim duhet të them se ato kritere u sollën unanimisht vitin e kaluar në Këshillin Evropian në qershor. Bëhet fjalë për katër kritere që kanë të bëjnë për shtetin e së drejtës: reforma në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit, reforma te shërbimet e sigurisë dhe reforma në administratën publike. Këto kritere ishin të vendosura nga 28 vendet anëtare të BE-së dhe kur sërish do të bisedojmë për të njëjtat, përsëri në mënyrë unanime do të vendosim”, tha Loiseau, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E pyetur nëse është optimiste se Maqedonia e Veriut do të marrë datë për nisjen e bisedimeve me BE-në, ajo tha se kjo varet se çfarë vlerësimi do të bëhet nga Komisioni Evropian, ndërsa më pasta, siç tha ajo, ne evropianët do të bisedojmë ndërmjet veti.

Zëvendëskryeministri Osmani falënderoi Loseau për angazhimet dhe mbështetjen e sinqertë nga ana e Francës për integrimet tona evropiane, dhe vlerësoi vizitën e saj si historike duke marrë parasysh kohën kur Maqedonia e Veriut po lëviz drejt nisjes së bisedimeve me BE-në. Osmani u shpreh optimist se do të nisen bisedimet me BE-në pas zgjidhjes së kontesteve me fqinjët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori