LAJMI I FUNDIT:

Nata e aksidenteve tragjike në Pejë, së paku dy të vdekur

Nata e aksidenteve tragjike në Pejë, së paku dy të vdekur

Tri aksidente të rënda komunikacioni kanë ndodhur në Pejë të premten në mbrëmje në një interval prej pesë orësh.

Së paku dy qytetarë kanë humbur jetën në këto aksidente e pesëmbëdhjetë kanë përfunduar me lëndime trupore.


Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 18:30 në hyrje të qytetit, në rrugën Pejë-Prishtinë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur derisa një ngasës i dyshuar ishte duke qarkulluar në rrugën Prishtinë-Pejë dhe ka bërë kthim në mënyrë të pasigurt.

Gjatë kthimit në të majtë nga drejtimi i Pejës vjen i dyshuari tjetër me automjetin e tij me shpejtësi të madhe duke e goditur automjetin e të dyshuarit të parë dhe pas kësaj e godet edhe një veturë tjetër, të cilës i shkakton dëme materiale të konsiderueshme, transmeton Kallxo.com.

Në njoftimin e saj, Policia thotë se në këtë aksident zinxhiror kanë pësuar lëndime 6 shtetas të Kosovës.

Aksidenti tjetër i rëndë ka ndodhur rreth orës 22:45 në rrugën “UÇK”, në Pejë, pikërisht në afërsi të Palestrës së Sporteve.

Aksident me fatalitet në Pejë, humb jetën 25 vjeçari
Lexo po ashtu Aksident me fatalitet në Pejë, humb jetën 25 vjeçari

Në këtë aksident komunikacioni ishin të përfshira dy automjete me targa të regjistrimit vendor.

Në këtë aksident pos dëmeve të mëdha materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë dhe më pas dy nga ta dërgohen në QKUK, në Prishtinë, pasi që gjendja e tyre ishte e rëndë sipas vlerësimit mjekësor.

Më vonë, Policia është informuar se njëri nga personat e lënduar të dërguar në Prishtinë me inicialet D.R. (1992) kishte ndërruar jetë. Bëhet fjalë për pasagjerin e një prej veturave të aksidentuara.

Trupi i pajetë i këtij personi me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion.

Të lënduarit e tjerë në këtë aksident janë në trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

Aksidenti i tretë i rëndë që ka ndodhur mbrëmë në territorin e komunës së Pejës është ai që ka ndodhur në fshatin Gllogjan të kësaj komune.

Vetaksidentohet në Gllogjan, vdes një i mitur
Lexo po ashtu Vetaksidentohet në Gllogjan, vdes një i mitur

Ky aksident është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 23:21 në afërsi të shkollës së fshatit.

Policia raporton se në këtë aksident janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Dhe njëri nga ta, person i moshës së mitur, ka arritur në spital pa shenja jete sipas konstatimit mjekësor.

Në këtë aksident ishte e involvuar një veturë me targa vendore, e drejtuar nga i dyshimti A.K. (1998), i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Gllogjan-Pejë dhe kur arrin në afërsi të shkollës të këtij fshati vetaksidentohet.

Sipas hetuesve rajonalë të komunikacionit rrugor, i njëjti nuk iu ka përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, kushteve të rrugës dhe si pasojë ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka rënë në një kanal të ujitjes në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes dhe më pas është rrokullisur në një livadh.

Me vendim të prokurorit të shtetit viktima u është liruar familjarëve, pra nuk është dërguar në autopsi. Ndërsa të lënduarit e tjerë janë ndaluar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Policia njofton se të gjitha rastet e cekura janë duke u hetuar nga hetuesit rajonalë të komunikacionit rrugor në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit.

Duke iu referuar këtyre aksidenteve të rënda, Policia e ka përsëritur apelin për të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, shenjat e trafikut, kufizimet e shpejtësisë, t’u përshtaten kushteve të rrugës si dhe të mos e përdorin telefonin gjatë vozitjes.

Share on Fa

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori