LAJMI I FUNDIT:

NASA zbulon një sistem të tërë të ngjashëm me sistemin tonë!

NASA zbulon një sistem të tërë të ngjashëm me sistemin tonë!

Ashtu siç paralajmëroi që në fillim të javës, këtë të enjte shkencëtarët e NASA-s dolën për të dhënë “lajmin e madh”.

Bëhet fjalë për zbulimin e një sistemi diellor thuajse identik me sistemin tonë duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale të Google.


Bëhet fjalë për sistemin Kepler-90. Ylli i këtij sistemi është i ngjashëm me Diellin tonë, e po ashtu edhe dy planetët e vëzhguar deri më tani sugjerojnë, sipas NASA-s, se në këtë sistem orbitojnë po aq planetë sa në sistemin tonë.

Kepler -90 dhe sistemi i tij ishin zbuluar prej vitesh, por zbulimi i madh është gjetja në të e dy planetëve krejtësisht të rinj dhe përdorimi i inteligjencës artificiale për ta bërë këtë.

Kjo, thotë NASA, përcjell tch, sugjeron që edhe sisteme të tjera të zbuluar deri më tani mund të fshehin planete të tjerë, e me gjasa edhe nga ata që orbitojnë në atë që njihet si “zona e jetës”, larg yllit të vet mjaftueshëm për të mos qenë top zjarri dhe afër mjaftueshëm sa për të mos qenë i akullt.

“Arkivat tona fshehin një thesar të paçmuar që do të zbulohet në vitet në vazhdim duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale”, deklaroi Paul Hertz, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në NASA.