LAJMI I FUNDIT:

Napoli komod në triumfin ndaj Frankfurtit, i afrohet çerekfinales

Napoli komod në triumfin ndaj Frankfurtit, i afrohet çerekfinales
(Foto: Twitter/SSC Napoli)

Napoli është treguar komod në fitoren prej 2-0 kundër Eintracht Frankfurtit në Deutsche Bank Park, në sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Khvicha Kvaratskhelia e pati mundësinë më të mirë që t’i kalonte mysafirët në epërsi nga pika e bardhë, mirëpo Kevin Trapp nuk e lejoi të shënonte.


Para se skuadrat të shkonin në pushim, falë një kundërsulmi të ekipit vizitor, Hirving Lozano dërgoi një top drejt këmbëve të Victor Osimhen në zonë dhe ai nuk e pati të vështirë të realizonte (40’).

(Foto: Twitter/SSC Napoli)

Gjërat u përkeqësuan për ekipin gjerman në gjysmën e dytë kur Randal Kolo Muani u përjashtua me karton të kuq.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i dytë i ekipit italian. Kvaratskhelia pranoi një top në zonë dhe e ktheu bukur me thembër drejt Giovanni Di Lorenzos, goditja e të cilit u ndal në rrjetë (65’).

Fitorja si mysafir e bën Napolin favorit për të vazhduar në çerekfinale, kur kihet parasysh se ndeshja e kthimit zhvillohet më 15 mars para tifozëve të Partenopei në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori