LAJMI I FUNDIT:

Napoli kampion i Italisë për sezonin 2022/2023

Napoli kampion i Italisë për sezonin 2022/2023
(Foto: Getty Images)

Është dashur të kalojnë 33 vite që Napoli t’i gëzohet titullit të kampionit të Italisë.

Nën drejtimin e Luciano Spallettit, Partenopei që nga fillimi i sezonit 2022/2023 dhanë shenja se do të ishin konkurrentë të fortë për Scudetto.


Dhe në javën e 33 të Serie A, pesë xhiro pa përfunduar kampionati, Napoli është shpallur matematikisht kampion duke barazuar ndaj Udineses (1-1) në Dacia Arena.

Sandi Lovric i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 13-të dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Disa minuta brenda fraksionit të dytë (52’), Victor Osimhen i barazoi shifrat për pikën që i shpallte mysafirët kampionë.


Ky është titulli i tretë i kampionit të Italisë në histori të Napolit.

Ky klub u shpall kampion në edicionet 1986/1987 dhe 1989/1990, asokohe në skuadër luante legjenda argjentinas, Diego Armando Maradona, ashtu siç është edhe emri aktual i stadiumit që e feston titullin e kampionit të Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori