LAJMI I FUNDIT:

Napoli arrin marrëveshje me Veronën për Marash Kumbullën

Napoli arrin marrëveshje me Veronën për Marash Kumbullën

Napoli synon të përforcojë mbrojtjen dhe për këtë ka arritur marrëveshje me Veronan për Marash Kumbullën.

Shuma e marrëveshjes është 20 milionë euro, plus 4 milionë euro të tjera në formë bonusesh.


Pas Amir Rrahmanit edhe një shqiptar tjetër do t’i mbrojë ngjyrat e Napolit, por nuk dihet ende, se a do të bashkohet me klubin tani, apo në qershor.

Për këtë pritet të ketë një takim me drejtuesit e klubit napolitan dhe agjentin e lojtarit, shkruan gazetari Gianluca di Marzio.

Klubi i Napolit që ka marrëveshje me Veronan, por jo me lojtarin, në ditët në vijim pritet të paraqesë projektin teknik dhe ekonomik për Kumbullën.

Napoli po punon edhe për blerjen e sulmuesit Andrea Petagna, për të cilin kanë bërë ofertë prej 22 milionë eurove. /Telegrafi/