Interi e ka ftuar Radja Nainggolanin për kampanjën e tyre në International Champions Cup, ndërsa kanë lënë jashtë Mauro Icardin.

Mesfushori belg ishte larguar nga kampi stërvitor në Lugano në fundjavën e kaluar, derisa lidhet me një largim të mundshëm nga Nerazzurët.

Por, skuadra italiane ka njoftuar sot (16 korrik) se 31-vjeçari do të udhëtojë me skuadrën për në Singapor për ndeshjet miqësore.

Mauro Icardi (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, sulmuesi argjentinas, vazhdon të injorohet nga Antonio Conte, gjersa lidhet me një kalim në këtë afat kalimtar.

Transferimet e reja si, Lucian Agoume, Nicolo Barella, Valentino Lazaro dhe Stefano Sensi, janë përfshirë në listën e lojtarëve që kanë udhëtua në Azi, përfshirë këtu edhe Dalberit e Joao Marion, që spekulohet se mund të largohen në këtë afat.

Icardi do vetëm kalimin te Juventusi Icardi do vetëm kalimin te Juventusi

Interi do ta fillojë kampanjën e tyre në International Champions Cup kundër Manchester Unitedit në këtë të shtune, para se të përballen me Juventusin dhe Tottenhami.

Skuadra e Interit për ICC: Berni, Handanovic, Padelli; Bastoni, D’Ambrosio, Dalbert, De Vrij, Ranocchia, Skriniar, Ntube, Pirola; Agoume, Barella, Borja Valero, Brozovic, Candreva, Gagliardini, Joao Mario, Lazaro, Nainggolan, Perisic, Sensi; Longo, Politano, Colidio, Esposito, Vergani. /Telegrafi/