LAJMI I FUNDIT:

Nagelsmann nuk shqetësohet për mungesën e transferimeve te Bayern Munichu

Nagelsmann nuk shqetësohet për mungesën e transferimeve te Bayern Munichu

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann është i qetë edhe përkundër aktivitetit të ngadaltë të transferimeve nga klubi gjerman, pavarësisht nga një fillim zhgënjyes i para-sezonit të tij të parë në Allianz Arena.  

Kampionët e Bundesligës me një skuadër të përbërë kryesisht nga lojtarët rezervë dhe të rinj u mposhten 3-2 nga Koln në miqësoren e së shtunës, debutimin jozyrtar të Nagelsmann si trajner.


Por, pavarësisht largimit të yjeve si David Alaba, Javier Martinez dhe Jerome Boateng gjatë verës, ish-trajneri i RB Leipzig është i lumtur të shohë gjërat të zhvillohen me ritmin e tyre.

Nagelsmann: Lewandowski ka kontratë me Bayernin, do të jemi të kujdesshëm në këtë afat kalimtar
Lexo po ashtu Nagelsmann: Lewandowski ka kontratë me Bayernin, do të jemi të kujdesshëm në këtë afat kalimtar

“Kushtet financiare janë të njëjta me javën e kaluar. Gjithmonë kemi për detyrë të kontrollojmë gjithçka dhe të shohim se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon”, ka thënë fillimisht Nagelsmann për gazetarët pas ndeshjes.

“Ju duhet të reagoni ndaj rrethanave aktuale, kjo është mjaft normale. Por, nuk është se lojtarët do të jenë jashtë për katër muaj”.

“Ne nuk kemi nevojë për panik. Nëse kemi shumë lojtarë të dëmtuar, është normale që duhet të shikojmë”.

“Por, nëse këta lojtarë të dëmtuar duhet të pushojnë vetëm për gjashtë javë, nuk kemi nevojë të nxitojmë”, përfundoi trajneri i Bayernit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori