LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Në zgjedhje do të garojmë bashkë me Vjosa Osmanin

Nagavci: Në zgjedhje do të garojmë bashkë me Vjosa Osmanin

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci u shpreh në Euronews Albania se sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, këto do të sjellin një legjitimitet të ri të institucioneve.

“Për fat keq është se kësaj radhe zgjedhjet po mbahen shumë shpesh. Ka një kohë të gjatë që në Kosovë nuk ka një qeveri stabël, që të ketë një mandat të plotë, por kjo në këtë radhë është e mirëseardhur se e konfirmoi Gjykata Kushtetuese. Në realitetin aktual, ku ne aktualisht nuk kemi kryeministër sepse sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese zoti Hoti asnjëherë nuk ka qenë kryeministër dhe qeveria Hoti aktualisht nuk më është një qeveri legjitime. Sa më shpejt që të mbahen zgjedhjet, do të sjellin një legjitimitet të ri të institucioneve në Kosovë”, u shpreh ajo.


“Ne aktualisht dhe ligjërisht, do të duhej të ishim në pushtet, për më tepër të gjitha sondazhet e tregojnë se Lëvizja jo vetëm që është fuqia e parë politike në vend dhe do të fitojë bindshëm, dhe do të kalojë edhe 50% dhe do arrijë që të krijojë një qeveri stabile”, tha Nagavci.

Sa i përket bashkëpunimit me Vjosa Osmanin, ajo deklaroi se do të garojnë bashkë në zgjedhjet e ardhshme.

“Varet sesi do të shkojë në zgjedhje Osmani. Për aq sa ajo ka deklaruar dhe kemi parë deri më tani sigurisht që do të krijojë një listë zgjedhore dhe do të garojë bashkë me ne në listën e përbashkët”, tha nënkryetarja e Kuvendit.

“Ne besojmë që do të garojmë bashkërisht në këto zgjedhje dhe do të fitojmë shumicën”, theksoi ajo më tej.

Ndërsa për çështjen e koalicioneve me partitë e tjera, ajo nënvizoi se nuk do të ketë të tilla.

“Nuk besoj se do të kemi koalicion. Jam e bindur që nuk do të kemi me ndonjë parti,  të paktën prej këtyre partive që kanë qenë në qeverisje”, përfundoi Nagavci.

Në trend Lajme

Më shumë
Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Siguri
Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Lajme
“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

Drejtësi
Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik

Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik

Lajme
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Politikë
Kalo në kategori