LAJMI I FUNDIT:

Nafta konfirmon rënien

Nafta konfirmon rënien

Çmimet e naftës u regjistruan në rënie për të dytin sesion me radhë gjatë së martës.

Rënia vjen si pasojë e të dhënave të fundit që tregojnë një rritje të mëtejshme të prodhimit në shtetet e bashkuara të Amerikës.


Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 55.32 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 52.61 dollarëve për fuçi.

Ekspertët shprehen se, gjatë tre javëve të kaluara nafta ka marshuar kryesisht falë spekulimeve, që janë rikthyer si faktorë përcaktues në trajektoren e arit të zi.

Projeksionet e fundit tregojnë se, prodhimi amerikan i naftës argjilore mund të pësojë rritjen më të madhe në më shumë se dy vite gjatë muajit maj, çka do të thotë se çmimet do të bien. /Telegrafi/