LAJMI I FUNDIT:

Nafta e papërpunuar po tregtohet qëndrueshëm

Nafta e papërpunuar po tregtohet qëndrueshëm

Nafta e papërpunuar u tregtua qëndrueshëm më lartë në tregtimin aziatik duke arritur nivelin më të lartë që nuk ishin parë që nga fillimi i shkurtit, duke u mbështetur nga raporti i inventarëve të naftës në SHBA.

Aktualisht nafta Bruto tregtohet me 65.17 dollarë, kurse nafta Brent me 68.89 dollarë.


Administrata e Informacionit për Energjinë tha se inventarët bruto të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ranë me 2.6 milionë fuçi në javë deri më 16 mars, gjithashtu situata në Lindjen e Mesme mes Arabisë Saudite dhe Iranit po mbështet këtë.

Shtetet e Bashkuara pritet nga disa që të imponojnë sanksione ndaj Iranit. Kjo ka të ngjarë që gjysma e eksporteve të papërpunuara iraniane, që mund të nënkuptojë një rënie prej 250 mijë deri në 500 mijë fuçi në ditë deri në fund të vitit, sipas disa vlerësimeve.

Së fundmi, një dollar më i butë në tregtimin aziatik ka mbajtur gjithashtu çmimet e naftës të larta. /Telegrafi/