LAJMI I FUNDIT:

Na thoni kush e theu vazon, t’ju themi ç’keni në mendje!

Na thoni kush e theu vazon, t’ju themi ç’keni në mendje!

E keni menduar ndonjëherë pse dy njerëz me personalitete të ndryshme janë shokë të ngushtë dhe dy të tjerë që ngjajnë shumë mund të jenë armiq të përbetuar? I gjithë sekreti qëndron tek zgjedhjet që secili prej nesh bën në jetë. Dhe përgjigjen e plotë do ta gjeni përmes këtij testi.

Shikojeni pak këtë figurë. Kush prej 4 fëmijëve mendoni se e theu vazon? Mos harroni që nuk ka asnjë përgjigje të gabuar dhe në bazë të zgjedhjes që bëni do të zbuloni disa anë të tjera të personalitetit tuaj.


Nëse zgjodhët fëmijën “A”

Ky, duket si zgjedhja e parë e të gjithëve. Qëndrimi i tij me kokë ulur dhe fakti që të gjithë i kanë sytë tek ai duket si fajtori për vazon e thyer. Por, mos harroni se ky mund të jetë ai të cilin e fajësojnë gjithnjë edhe nëse nuk ka faj.

Merr përgjegjësitë edhe për të tjerët dhe zgjedh të rri i heshtur. Nga zgjedhja që keni bërë, duket se jeni njeri që i kushtoni rëndësi detajeve dhe jeni i përgjegjshëm. Jeni të kujdesshëm me njerëzit dhe gjërat që ju rrethojnë.

Fëmija “B”!

Ajo ngjan si fëmija i madh që kujdeset për motrat dhe vëllezërit kur prindërit nuk janë në shtëpi. Ajo po sheh djalin “A” si për t’i thënë që ai është fajtori.

Nëse kjo është përgjigja juaj, ju preferoni ta dëgjoni dikë para se ta gjykoni. Jeni të kuptueshëm dhe përdorni logjikën sa herë që dikush ka nevojë për ndihmën tuaj.

Fëmija “C”

Ai duket si më i mbuluari nga gjithë të tjerët. Ka një gjuhë trupi shumë hermetike dhe këtë e tregon mbajtja e duarve të tij në xhepa. Çfarë djali në foto po mendon është: “Ok, këtë e bëra unë po po iki tani që të gjithë po të fajësojnë ty.”

Nëse kjo është zgjedhja juaj do të thotë që keni tendenca për t’u sjellë si lider. Je gjithmonë i kujdesshëm kur ke njerëz përreth dhe beson se mund t’ia dalësh në çdo rast.

Vajza e fundit!

Fëmija “D” duket e frikësuar dhe është fshehur pas të ëmës, e trembur nga pasojat që e presin. Nëse mendoni se është ajo e cila e theu vazon, do të thotë që jeni njerëz të përgjegjshëm dhe nuk bëni asgjë pa menduar për pasojat.

Kjo ju ka bërë të keni sukses. Çdo ditë përpiqeni të jeni edhe më të mirë. Jeni njeri i ndjeshëm, por s’keni frikë të pranoni nëse keni bërë diçka gabim.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori