LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Vjosa Osmani e Fatmir Sejdiu nuk kanë arsye të jenë të pakënaqur

Mustafa: Vjosa Osmani e Fatmir Sejdiu nuk kanë arsye të jenë të pakënaqur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Kuvendi i Punës i LDK-së, i mbajtur sot, me shumicë votash ka miratuar të gjitha pikat që kanë qenë në agjendë.

Ai ka komentuar edhe zërat kritik që vijnë nga Vjosa Osmani, Fatmir Sejdiu dhe Donika Gërvalla, legjitimeti i së cilës si kryetare e LDK-së së Degës në Gjermani, nuk njihet nga LDK, duke thënë se dy të parëve iu dha mundësia të flasin dhe nuk kanë arsye të jenë të pakënaqur.


Mustafa tha se qëllimi themelor ka qenë që të rishqyrtohen orientimet programore të LDK-së dhe të diskutohet implementimi i programit qeverisës, sepse për herë të parë Qeveria po udhëhiqet nga LDK-ja pas luftës.

Sipas tij, tani ka një gërshetim të programit politik dhe atij qeverisës.

Në këtë Kuvend, janë bërë edhe disa ndryshime të statusit të LDK-së, ku është shtuar edhe vendimi se, për shqiptimin e masave disiplinore, përveç Komisionit Disiplinor, këtë të drejtë e marrin edhe Kryesia e LDK-së dhe Kryesitë e Degëve.

Mustafa ka sqaruar se me shumicën absolute janë aprovuar të gjitha dokumente për të cilat është diskutuar.

Lidhur me atë se a ka përkrahjen e partisë për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave serbe, Mustafa tha se në Kuvend me orientimet programore, ka kërkuar që të përkrahen deputetët në Kuvend dhe pret që të njëjt it ta votojnë demarkacionin.

“Kemi përkrahur deputetët tanë dhe kemi inkurajuar që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi, sepse konsiderojmë se puna e Komisionit qeverisës, pastaj qëndrimi i departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qëndrimi i komisionit të zgjedhur nga presidentja ka dhënë përgjigje në këtë dhe për neve është e mjaftueshme që të kemi opinione dhe përgjigje të tilla për t’i përkrahur. Edhe në Kuvendin e sotëm kam kërkuar që ata të përkrahin deputetët dhe të votojnë dhe kuvendi e ka miratuar këtë. Unë pres që do ta votojnë, sepse deputetët megjithatë duhet të respektojnë qëndrimet e partisë së tyre, e cila i ka përkrahur që të marrin mandatin e deputetit dhe politikat e të cilit ata duhet të i prezantojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar M ustafa.

Në pyetjen e gazetarëve se çfarë po ndodh me Donika Gërvallen dhe pse nuk u lejua në këtë Kuvend, Mustafa tha se do të ketë zgjedhje në degën e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, dhe kur të zgjedhën kryetarët e këtyre degëve, çdonjëri do të merr pjesë.

I pari i LDK ka mohuar që të ketë pasur një kërkesë që Gërvalla të jetë prezente në këtë Kuvend, qoftë edhe si mysafire.

“Ne kemi përfunduar sot me vendim të Kuvendit t’i mbajmë zgjedhjet në degën e LDK-së në Gjermani dhe në Zvicër dhe në momentin që zgjidhen kryetarët e këtyre degëve, atëherë çdo përfaqësues i atyre degëve pa marrë parasysh kush do të jetë, do të ketë legjitimitetin dhe do të merr pjesë në të gjitha aktivitetet dhe në të gjitha forumet tona…
E sa i përket zonjës Gërvalla nuk ka pasur kërkesa të tilla dhe neve na ka befasuar mënyra e ardhjes së saj, sepse nuk kemi qenë të informuar as për Këshillin e Përgjithshëm. Por unë mendoj se në zgjedhjet të cilat do të mbahen në degën në Gjermani do të përmbyllen gjitha këto dilema dhe do të respektohet legjitimiteti i çdo përfaqësuesi”, tha Mustafa.

Në pyetjen se a njihet Gërvalla si kryetare e degës së LDK në Gjermani, Mustafa është përgjigjur se ajo nuk njihet si kryetare, pasi që komisioni i atëhershëm ka vërtetuar se mandatet dhe mënyrat e mbajtjes së zgjedhjeve në Zvicër dhe Gjermani, kanë pasur parregullsi dhe se mbajtja e zgjedhjeve nuk ka qenë në rregull.

Kurse, sa i përket deklaratave të deputetes Vjosa Osmanit dhe ish-kryetarit Fatmir Sejdiu, Mustafa tha se që të dy kanë pas mundësinë që të thonë mendimin e tyre. Duke shtuar se ata nuk kanë arsye që të jenë të pakënaqur, Mustafa tha se ata kanë arsye që të bashkëpunojnë dhe të jenë pjesë e proceseve.

“Ne ju kemi dhënë mundësinë që edhe Vjosa Osmani edhe Fatmir Sejdiu ta thonë mendimin e tyre. Bile edhe shumë më gjatë sesa kanë fol të tjerët. Nuk kanë arsye me qenë të pakënaqur, kanë arsye të bashkëpunojnë dhe të jenë pjesë e këtyre proceseve, sepse askush nuk kuptoj hidhërohet nga vota edhe nga qëndrimi i shumicës. Kjo është demokraci dhe duhet të pranohet vullneti i shumicës, vullneti i shumicës është kjo që po ndodh këtu në LDK”, ka treguar Mustafa.

Punimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë zhvilluar pa praninë e mediave.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori