Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, edhe njëherë ka numëruar sukseset e Ekzkutivit të vendit,  duke e quajtur qeverinë që ai drejton Qeveri e vendimeve të mëdha.

Mustafa ka shkruar në Facebook se Qeveria që ai drejton ka bërë reforma në ekonomi, ka finalizuar MSA-në.


Lexojeni të plotë postimin e Mustafës:"Qeveria e koalicionit është Qeveri e vendimeve të mëdha: - Bëmë reforma të fuqishme në ekonomi, - Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon, - Rritëm pagat, pensionet, rritëm asistencën sociale, - Finalizuam MSA-në, - Morëm rekomandimin për liberalizimin e vizave, - Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA, - Rritëm përkrahjen për komunat .... Deçani konfirmon rezultatet (nga shënimi i 26 vjetorit të LDK-së në Deçan)" (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/