LAJMI I FUNDIT:

Mustafa, Sejdiut: Po argumentoni diçka që nuk ekziston; Sejdiu, Mustafës: Mund të cilësohem ekonomist mesatar, por ju assesi profesor i Ekonomisë!

Mustafa, Sejdiut: Po argumentoni diçka që nuk ekziston; Sejdiu, Mustafës: Mund të cilësohem ekonomist mesatar, por ju assesi profesor i Ekonomisë!

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Muhamet Mustafa, i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të Vetëvendosje, Dardan Sejdiu. Reagimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Mustafa: Trepça na bashkoi të gjithëve
Lexo po ashtu Mustafa: Trepça na bashkoi të gjithëve
Lekaj: Trepça shpëtoi nga falimentimi
Lexo po ashtu Lekaj: Trepça shpëtoi nga falimentimi
Sejdiu: Ligji për Trepçën u bë për privatizim e dialog
Lexo po ashtu Sejdiu: Ligji për Trepçën u bë për privatizim e dialog

“NE KATER RRESHTA – SHUME DEFEKTE


ose Kur euforia progandistike sakaton gjykimin e nje ekonomisti. Shembull shkollor DS.

Dardan Sejdiu kishte marre sot nje deklerate timen ne Index online e cila eshte dhene si pergjegje ndaj hidhrimeve te qarqeve rigjide qeveritare serbe per aprovimin e Ligjit mbi Trepcen. Edhe DS eshte hidhruar shume per kete Ligj ( besoj per aresye tjera) por eshte nje nivel tejet i mjere i debatit ( nes kjo fare mund te quhet debat) kur ne shpejtesi dhe pa u analizuar gjithcka tentohet te perdoret per ta ushqyer euforine e tij propgandistike. Une dhash nje sqarim ne murin e tij, por meqe e pash te publikuar ne “Zeri” dhe Indexonline mu duk i nevojshem ky sqarim per opinionin.

Borgjet diskutohen midis shtetsh sovrane. Eshte fjala per borxhin qe eshte dashur ta paguaj Serbia per shkak te okupimit te Kosoves pergjate vietve 90″ dhe perdorimit (lexo keqperdorimit) te asetve te saj, ato 10 vite, se bashku me shume organizata te tjera qe kane hyre borgj me vendim dhe garanci te Kuvendit te Kosoves.

Nje fature prej qindra milionesh i eshte prezenetuar Serbise edhe ne Viene si pjese e negociatave per ceshtje ekonomike. Delgacioni i Kosoves ka argumentuar kete dhe ka shprehur qendrimin se borgjet qe eshte dashur te paguhet me planin e maturimit per ato vite duhet ti faturohen Serbise, pra per ate periudhe, as me heret as me vone. Plani i Ahtisarit e ka apsolvuar kete dhe ka konkluduar se per ceshtjen e borgjeve palet duhet te merren vesh, e nese palet nuk merren vesh do te vendos nje arbitrazh. Prandej ne Bruksel duhet te bisedohet per demet ekonomike qe ka bere Serbia si shtet ne Kosove ( ku perfshihet edhe demet e borgjet shtetrore qe lidhen me Trepcen dhe tjeret, dhe jo diskutim per Trepcen).

Kete do te duhej ta dinte edhe nje ekonomist mesatar bile dhe ky ka qene edhe qendrim i VV. DS e harron kete, nuk mendon si ekonmist, dhe ne perpjekjet qe te argumenton me cdo kusht dicka qe nuk ekziston , ne funksion primitv propgandistik, del se nuk e kupton kete.. Euforia propagandistike sakton mundesine e gjykimit te drejte. Postimi DS eshte nje shembull shkollor per kete situate” (sic.), ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook (sic.).

Ndaj këtij postimi, ka reaguar më poshtë Sejdiu.

“Ligjin për asetin kryesor nacional e sollet me datën 5 Tetor dhe i keni bërë dy lexime në një ditë të vetme!

E çuditshme kjo nguti për dy profesor që studimin ishte dashur ta kishin të mishëruar në punë, mendim dhe politikë!

Në një ligj me 19 nene, 6 sosh për pjesemarrjen private në ndermarrje hibride. Kjo është e paprecedentë për një ligj që duhet të siguroj sovranizim të aseteve të Trepçës!

Me këte ligj bëhet ikje nga trajtimi i Trepçës si ndërmarrje publike!

Asnjerën nga 6 propozimet e Lëvizjës VETËVENDOSJE! ku sigurohet që ky aset të trajtohet si publik pra i qytetarëve, e rrjedhimisht vendimet për te të diskutohen në kuvend,
nuk e votuat!?

Ndërsa sa i përket borgjeve që i ka Serbia ndaj Kosovës dhe trajtimit të tyre në Bruksel, mund vetëm ti referoheni “suksesit” të jashtëzakonshëm që keni me tema tjera për këto vite, e shembulli më i mirë sigurisht janë pensionet, librat kadastral, kursimet në Banka etj etj.

Jeni fatkeqësisht që nga viti 2001 duke propaganduar privatizim, që solli deindustrializim, papunësi e varfëri!

Unë mund edhe të cilësohem si ekonomist mesatar, por ju sigurisht profesor i ekonomisë asesi!

Turp!” (sic.), ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/