LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Opozita duhet të bashkëpunojë për ta çuar vendin në zgjedhje

Mustafa: Opozita duhet të bashkëpunojë për ta çuar vendin në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se partitë opozitare duhet të bashkëpunojnë ndërmjet vete për ta krijuar rrugën që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka thënë se LDK’ja do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhje të reja dhe për qeverisje të mirë të vendit.


Mustafa ka theksuar se ky koalicion qeverisës është duke e dëmtuar vendin dhe po rrezikon stabilitetin buxhetor.

Ai ka thënë se Kuvendi nuk po funksionin në rrethana normale, kurse Qeveria po merr vendime arbitrare.

Duke komentuar idenë për korrigjimin e kufijve, ai ka thënë se idetë e tilla janë të rrezikshme.