Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se trafiku i narkotikëve në Kosovë është duke u luftuar në masë të kënaqshme.
Ai këtë koment e ka bërë duke folur për vizitën që është duke bërë një mision ndërkombëtar lidhur me ruajtjen dhe shkatërrimin e narkotikëve të konfiskuar nga Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Misioni për kontrollin e drogave do të jetë për disa ditë në Kosovë, me ç’rast do të bisedojnë me zyrtarë të institucioneve të ndryshme të Kosovës, për të parë sa e kemi ne legjislacionin konform atij të Bashkimit Evropian”.
Mustafa ka deklaruar se ende nuk i dinë përshtypjet e misionit që është ende duke zhvilluar vizitë në Kosovë, ndërsa ka lavdëruar punën që bën policia në konfiskimin, ruajtjen dhe shkatërrimin e drogave të ndryshme.
“Sa i përket luftës që bëhet ndaj narkotikëve, ata janë të kënaqur. Ndërsa lidhur me çështjet tjera ende nuk e dimë, pasi në fund të vizitës së tyre do të kemi një takim për ta kuptuar këtë gjë. Mendoj që Policia e Kosovës ua ka shpjeguar si bëhet edhe ruajtja edhe asgjësimi i drogave të konfiskuara. Ajo që bëhet sot në dhomën e dëshmive është punë e kryer me profesionalizëm të madh”.
“Viteve të fundit ka gatishmëri të vendeve fqinje për të bashkëpunuar në luftën ndaj narkotikëve. Ka po ashtu një rritje të profesionalizmit të policisë në këtë drejtim. Në aspekt të numrit të përdoruesve të narkotikëve, asnjë shtet nuk mund të flasë me saktësi shifrash”.
“Kur të jepen shifrat duhet pasur kujdes lidhur me saktësinë e saj. Sepse të thuhet nga 15 mijë deri në 30 mijë përdorues, atëherë kemi një dallim prej 100 për qind. Mund të them që mosha prej 18-21 është me më së shumti përdorues të narkotikëve. Por nëse punojmë në vetëdijesim duhet që t’i kemi cak gjeneratat e reja, pasi ato janë cak edhe i narko-grupeve”. /klankosova.tv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'