LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Libri, udhërrëfyes i së ardhmes së Kosovës

Mustafa: Libri, udhërrëfyes i së ardhmes së Kosovës

Me një ceremoni zyrtare u hap sot Panairi i 18-të i librit “Prishtina 2016”.

Në hapjen e këtij panairi mori pjesë edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa i cili u shpreh që ndihet i lumtur që gjendet në këtë panair, duke e quajtur ngjarje të rëndësishme për Kosovën dhe për kulturën në Prishtinë.


“Kjo është festë e bukur e artit dhe kjo festë e së ardhmes sepse librat e bën jetën më të bukur. Panairi i librit është festë e librit dhe shenjë e identitetit tonë dhe thërret në kujtesën tonë për rëndësinë që ka dhe për kënaqësinë që sjell libri”, tha Mustafa.

Ai shtoi që libri mbetet udhërrëfyes i së ardhmes së vendit.

“Libri mbetët udhërrëfim për të ardhmen tonë dhe ky panair tashmë është bërë pjesë e traditës shqiptare”, tha kryeministri.

Edhe shkrumtari Daut Demaku dhe zëvendësministri i Kulturës së Shipërisë, Zef Quni e kanë quajtur të rëndësishëm këtë panair.

“Tash e kemi kaluar periudhën e adoleshencë dhe besoj që jemi pjekë dhe disa prej gabimeve nuk të do na falen”, tha Demaku, duke iu referuar 18-vejtorit të panairit.