LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: LDK s’e jep postin e kryeministrit, postet tjera po

Mustafa: LDK s’e jep postin e kryeministrit, postet tjera po

Besian Mustafa nga Lidhja  Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo parti nuk tërhiqet nga e drejta që në rast koalicioni me partitë e tjera, të ketë postin e kryeministrit.

Kurse për postet e tjera ai ka thënë se ato mund t’u takojnë edhe subjekteve të tjera. Mustafa ka folur në “Imazh” te RTK.


“Ne presim që LDK-ja si partia më e madhe në vend do të fitojë këto zgjedhje dhe do të na takonte edhe posti I kryeministrit në një koalicion të mundshëm paszgjedhor. Për shkak të rrethanave politike në Kosovë është e pamundshme që një parti të fitojë të paktën 51 përqind të votive, andaj medoemos do të duhej të kishte koalicione  paszgjedhore”, ka thënë ai. “Në një rast të tillë atëherë LDK-ja do të insistojë, nëse dalim të parët, ne kemi të gjitha pretendimet që të fitojmë këto zgjedhje, që posti i kryeministrit të na takojë neve si partia më e madhe sipas rezultateve në zgjedhje, dhe proporcionalisht partive të tjera t’iu ndahen postet e tjera , qoftë të kryeparlamentarit apo ministrive të ndryshme”.