LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Dokumenti franko-gjerman s’duhet të pranohet nëse nuk e ka njohjen

Mustafa: Dokumenti franko-gjerman s’duhet të pranohet nëse nuk e ka njohjen

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se drafti i marrëveshjes për Asociacionin, i publikuar në medie është i përafërt më marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013 dhe me dokumentin e vitit 2015.

Ish-kreu i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, thotë se Kosova nuk bën të arrijë asnjë marrëveshje pa garancitë dhe pjesëmarrjen e SHBA-ve në dialog.

Ai tha se dokumenti franko-gjerman nuk do të pranohet nëse nuk e ka njohjen reciproke në qendër.


“Nuk besoj se problemi do të zgjidhet nëse SHBA janë veç mbështetëse të propozimit të kësaj nisme, pa qenë pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë. Kështu kam përshtypjen edhe nga përvoja ime, sepse vendet e Bashkimit Evropian i shohin si lehtë këto punë, këto probleme tona, ndërsa SHBA-të e shohin krejtësisht ndryshe. Unë e respektoj deklaratën e zotit Escobar edhe angazhimin e tij, mirëpo mendoj që institucionet e Kosovës mund të bëjnë punë edhe me përfaqësuesin e SHBA-ve Escobar edhe me të tjerët, me kusht që ata të zbatojnë atë që ka thënë presidenti Biden”, ka thënë Mustafa në RTK.

Tutje Mustafa thotë se nëse nuk bëhet njohja reciproke, atëherë duhet të llogarisim se ne do të vijmë dy apo tri herë në tavolinë për të dialoguar dhe për të bërë kompromise dhe çdo ulje në tavolinë nënkupton bërje kompromise, do të thotë kërkohet kompromise nga Kosova.

“Shtrohet pyetja, nëse ne bëjmë disa kompromise për të arritur deri te kjo marrëveshje, sepse prapë për njohjen reciproke do të kërkohet një kompromis, pra çka duhet të japim ne për kompromis nga shtetësia jonë, nga të drejtat tona, që ajo të arrihet dhe, në këtë aspekt, mendoj se Qeveria duhet të punojë shumë. Mendoj se nuk duhet të pranohet ky dokument, nëse nuk duket se ku është njohja”, ka thënë Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori