LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, ishte akti me rëndësi vendimtare për historinë e re të Kosovës

Mustafa: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, ishte akti me rëndësi vendimtare për historinë e re të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar 29 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut.

Mustafa ka thënë se miratimi i Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990 ishte akti më me rëndësi për historinë e Kosovës.


“Miratimi i Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990 ishte akti me rëndësi vendimtare për historinë e re të Kosovës.
Kjo deklaratë ishte padyshim pikënisje e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Ky akt me vlera të veçanta historike ishte gjithashtu shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Shpreh mirënjohje të thellë për deputetët e Kuvendit të atëhershëm të cilët me përkushtim dhe vendosmëri në rrethana të jashtëzakonshme miratuan këtë deklaratë, duke shpallur Kosovën njësi të barabartë në federatën jugosllave.

Përpjekjet e popullit të Kosovës për pavarësi do të kujtohen në të gjithë brezat”, thuhet në deklaratën e Mustafës për media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori