LAJMI I FUNDIT:

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka publikuar të shtunën disa kërcënime që i janë bërë në llogarinë e saj në Facebook, pas përplasjes që ka pasur me kryediplomaten Donika Gërvalla në seancën e Kuvendit të premten.

Reklama

Musliu-Shoshi ka pretenduar se Gërvalla qëllimshëm ia ka keqinterpretuar një deklaratë të saj lidhur me pavarësinë e Kosovës, çka sipas saj ka bërë që të marrë kërcënime të drejtpërdrejta.

Gërvalla debaton me Musliu-Shoshin: Deklarata juaj për shpalljen e pavarësisë dëshmon papjekuri
Lexo po ashtu Gërvalla debaton me Musliu-Shoshin: Deklarata juaj për shpalljen e pavarësisë dëshmon papjekuri

“Pyetja ime drejtuar Krye-demagoges së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, që mund të shihet në video ishte: A mendon se Kosova mori njohjen ndërkombëtare vetëm pse e kishte të drejtën e shpalljes së pavarësisë? Kjo deklaratë u keqinterpretua qëllimshëm nga znj. Schëarz dhe nga një figurë publike, zhurmues i VV-së kuptohet, për të manipuluar dhe për të mbajtur ndezur flakën militantiste të patriotave fallco dhe të pseudointelektualëve të këtij vendi”.

“Si rezultat i deformimit të qëllimshëm të së vërtetës, mua më erdhën disa kërcënime të drejtpërdrejta të cilat po i postoj, që ta sheh Donika dhe të gjithë të tjerët se kush i solli në pushtet dhe për kë e kultivojnë demagogjinë soji i saj dhe i VV-së”, ka shkruar deputetja në Facebook, teksa ka shtuar se për të gjitha këto do të hapë rast edhe në polici./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e tre të arrestuarve për krime lufte në zonën e Vushtrrisë

Dosja e tre të arrestuarve për krime lufte në zonën e Vushtrrisë

Drejtësi
Projektligji për nënshtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës mos të testohen për gjuhën

Projektligji për nënshtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës mos të testohen për gjuhën

Lajme
Osmani pas takimit me Biden thotë se ka marrë garanca për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës

Osmani pas takimit me Biden thotë se ka marrë garanca për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës

Lajme
“Nuk je drejtoresh me na tregu çka me fol”, “Nuk e kam të qartë pse u preke kaq shumë” – përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LDK-së

“Nuk je drejtoresh me na tregu çka me fol”, “Nuk e kam të qartë pse u preke kaq shumë” – përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LDK-së

Lajme
Boshnjakët ankohen te Kurti për trajtimin e tyre në Serbi

Boshnjakët ankohen te Kurti për trajtimin e tyre në Serbi

Lugina
Profil për Dervish Carën, tetovari që tmerroi diplomacinë ruse

Profil për Dervish Carën, tetovari që tmerroi diplomacinë ruse

Kulturë
Kalo në kategori