LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Kidnapimi i policëve kufitarë në territorin e Kosovës, është akt i sulmit të drejtpërdrejtë

Musliu: Kidnapimi i policëve kufitarë në territorin e Kosovës, është akt i sulmit të drejtpërdrejtë

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, thotë se kidnapimi i tre policëve të Kosovës brenda territorit nga forcat serbe është një akt i sulmit të drejtpërdrejtë ndaj vendit.

Ai thekson se kidnapimi i policëve ka ndodhur thellë brenda territorit të Kosovës nga njësiti “Kobra”, i cili sipas tij kujdeset për ruajtjen fizike të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.


“Akti i kidnapimit të policëve kufitar në territorin e Republikës së Kosovës është akt i sulmit të drejtpërdrejtë. Serbia luan një rol të rrezikshëm dhe lojëra të rrezikshme në Ballkan, sipas diktatit të Putinit, respektivisht zbatuesit të tij në Ballkan, Vuçiqit. Kjo pasi atij i konvenon një konflikt në Ballkan, pasi i duhet për të shtensionuar situatën e vet dhe për të hequr forcat e NATO-s nga fokusimi në Ukrainë, pasi është duke humbur luftën. Ky akt nuk është i vetmi por është i përsëritur, pasi ne e dina se para disa vitesh ka ndodhur i njëjti akt, por këtë herë është karakteristikë se këtë kidnapim e bëri njësia Kobra e ushtrisë së Serbisë, e cila është e ngarkuar për ruajtjen apo kujdesin fizike të Vuçiq”, thotë ai.

Musliu tregon se ky veprim nga forcat serbe është shkelje flagrante e sovranitetit të Kosovës.

“Këta tre policë kanë qenë në detyrë gjatë ditës së sotme. Rreth orës 13:30, ku kanë qenë në post fiks në detyrë kanë pikasur disa persona të armatosur. Në atë moment janë sulmuar nga këta persona dhe janë tërhequr tek veturat e tyre zyrtare dhe janë dërguar në territorin e Serbisë. Kjo është shkelje flgarante dhe si akt është i paprecedentë. E tëra që ka ndodhur është në brendësi të territorit të Kosovës në komunën e Leposaviqit”, shton Musliu.

Ai përmend edhe procedurat që duhet të ndiqen për lirimin e tre zyrtarëve policorë që janë kidnapuar nga forcat serbe.

“Këto janë procedura të posaçme me të drejtën ndërkombëtare. Së pari duhet të vjen në pah e vërteta, e cila është se policët janë kidnapuar në territorin e Kosovës. Por sa i përket marrëdhënieve Serbi-Kosovë në aspektin ligjor janë disa kanale të komunikimit, por tani kjo tani mori përmasa më të mëdha. Duhet të bëhet një presion më i madh ndaj Serbisë që mos të përsëritet më pasi ky është një agresion ndaj Kosovës”, thekson ai për KP.

Derisa kërkon unitet më të madh politik në përballjen ndaj Serbisë.

“Ne më shumë se kurrë tani kemi nevojë për unitet, pavarësisht se kush është në pushtet. Detyra jonë është të përkrahim qeverinë dhe institucionet e saj. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe ta dina se kundër Kosovës po zhvillohet një luftë e hatashme hibride. Për fat të keq edhe perëndimi ka filluar të besoj gënjeshtrave të cilave ne i besuam me dekada me radhë. Ne së paku duhet të bojkotojmë produktin serb, mos e blini produktin serb”, përfundon ai.

Policia e Kosovës gjatë ditës sotme ka bërë të ditur se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar të Policisë së Kosovës nga forcat serbe, brenda territorit të vendit.

Këtë rast e kanë dënuar krerët institucional në Kosovë, derisa kanë lirimin e tyre të menjëhershëm.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori