Muslija i nënshtrohet me sukses operimit pas këputjes së ligamentit

Florent Muslija i është nënshtruar me sukses operacionit pas lëndimit të rëndë që pësoi me Fortuna Dusseldorfin, duke këputur ligamentin e gjurit.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit, duke i uruar reprezentuesit të Kosovës shërim sa më të shpejtë.
“Florent Muslija u operua me sukses në ligamentin e kryqëzuar. Të urojmë shërim të shpejtë nga zemra, Mukki”, ka shkruar faqja e klubit gjerman.
Muslija pësoi dëmtimin serioz në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes në shtëpi ndaj Holstein Kiel, ku incidenti ndodhi në pjesën e dytë.
Pas ekzaminimeve, u konfirmua se bëhej fjalë për këputje të ligamentit të kryqëzuar, dëmtim që e mbyll para kohe sezonin për të.
Ky ishte një lajm i rëndë jo vetëm për futbollistin, por edhe për Fortuna Dusseldorfin, duke pasur parasysh rëndësinë e tij në skuadër dhe objektivat e klubit në vazhdim të edicionit.
Tashmë, pas ndërhyrjes kirurgjikale të kryer me sukses, Muslija pritet të nisë fazën e rehabilitimit, me fokus rikthimin e plotë në fushë./Telegrafi/





















































