LAJMI I FUNDIT:

Musk thotë se Cybertruck mposhtë edhe Porsche 911, kamionçina e Tesla-s arrin nga 0 në 96 kilometër për orë brenda 2.6 sekondave

Musk thotë se Cybertruck mposhtë edhe Porsche 911, kamionçina e Tesla-s arrin nga 0 në 96 kilometër për orë brenda 2.6 sekondave

Kamionçina Cybertruck e Tesla-s është lansuar zyrtarisht të enjten më 30 nëntor, me fillimin e dërgesave të para.

Elon Musk ka ndarë një video në rrjetin social X duke bërë të ditur edhe disa detaje të performancës së kamionçinës, ai madje shkroi se Cybertruck e mposhtë edhe një Porsche 911, transmeton Telegrafi.


Përveç tjerash, Musk në videon promovuese ku garojnë Cybertrucku me një 911, tha se kamionçina e mposhtë Porsche-n derisa më vete ngreh një Porsche tjetër.

Shefi ekzekutiv i Tesla-s tha gjithashtu se Cybertruck mund të përshkojë shpejtësi nga 0 në 96 kilometra për orë, brenda 2.6 sekondave. /Telegrafi/