Musk nuk do ta përdor numrin e telefonit, miliarderi shpjegoi pse e ka marrë këtë vendim
Multimiliarderi Elon Musk pretendon se do të ndalojë përdorimin e numrit të celularit dhe ky vendim duket se është përpjekja për të promovuar opsionin e ri në rrjetin social X (ish Twitter).
Megjithatë, ky opsion duhet të jetë i disponueshëm vetëm për ata që paguajnë për versionin premium të këtij rrjeti social. Bëhet fjalë për faktin se përdoruesit e versionit premium do të mund të bëjnë thirrje audio/video.
“Për disa muaj nuk do ta shfrytëzojë numrin tim të telefonit dhe do të përdor X vetëm për telefonata me tekst dhe audio/video”, ka pohuar Musk.
In a few months, I will discontinue my phone number and only use X for texts and audio/video calls
— Elon Musk (@elonmusk) February 9, 2024
Platforma X filloi zyrtarisht të prezantojë aftësitë e thirrjeve audio dhe video vitin e kaluar. Ndërsa të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti social mund të marrin telefonata, ata që janë të abonuar mund të bëjnë telefonata. Thirrjet nuk janë të koduara, ndryshe nga telefonatat në shërbime të tjera të ngjashme si WhatsApp ose Apple FaceTime.
X ofron një veçori të quajtur “privatësia e zgjeruar e thirrjeve”, për të cilën ata pretendojnë se ndihmon në mbrojtjen e privatësisë. Por, kjo do të thotë se vetëm adresat IP të telefonuesve janë të fshehura nga njëri-tjetri dhe se opsioni i përmendur duhet të jetë gjithmonë i ndezur. Nuk dihet se sa të njohura janë thirrjet audio dhe video në X.
Pasi u vunë në dispozicion vitin e kaluar, Musk u përpoq vazhdimisht t’i promovonte ato. Ai tha se aftësia për të bërë këto thirrje është pjesë e planit të tij për ta kthyer rrjetin social në një “aplikacion për të gjithë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Flash në HTML5
Android më i pasigurti
Specifikat e Realme GT2 Explorer Master
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City