Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore (ATK), Ilir Murtezaj, në një intervistë për emisionin “Ekonomi” në Telegrafi.com ka thënë se atë ka planifikuar që gjatë këtij viti të mbledh 516 milionë euro deri në fund të vitit. Sipas tij, edhe pse planifikimet për inkasimin e të hyrave për ATK-në, trendet për dy muajt e parë të këtij viti janë pozitiv.
Ai ka treguar se ATK ushtron aktivitetin e saj, edhe në pjesën veriore. “Plani për mbledhjen e të hyrave për vitin 2019, nga Administrata Tatimore e Kosovës, është në shumë prej 516 milionë euro me një rritje prej 16 për qind nga vitit 2018. Nëse punojmë në luftimin e dukurisë joformale dhe mbledhjes së borxheve zotime janë që do të arrijmë ta realizojmë këtë plan”, tha Murtezaj.
Ai ka treguar se në janar dhe shkurt, ATK ka mbledhur 88.4 milionë euro ose 9.5 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2018.
Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, thënë se janë të shtrirë edhe në pjesën veriore të Mitrovicës edhe pse aktiviteti i tyre nuk është ën nivele të kënaqshme.
“ATK është e shtrirë në tërë territorin e Kosovës edhe në pjesën veriore. Atje janë të punësuar 20 punëtorë nga komuniteti serb. Por zhvillohet aktivitet i përbashkët në pjesën veriore me punëtorët shqiptar nga Regjioni i Mitrovicës. Nuk jemi të kënaqur me nivelin e fushë veprimit në atë pjesë, por me faktorët tjerë relevant të drejtësisë dhe sigurisë pretendojmë të shtrijmë edhe më shumë aktivitetin në pjesën veriore. Aktualisht atje kemi 1,000 biznese që operojnë në pjesën veriore, por nuk është numër real duke e pasur parasysh territorin”, tha ai.
Murtezaj, ka treguar se pjesa veriore kontribuon me 15 për qind në të hyrat e regjionit të Mitrovicës ku bënë pjesë Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj.
Drejtori i ATK-së, ka bërë të ditur se janë 86 mijë tatimpagues aktiv.
“Rreth 50 për qind prej tyre kanë deklaruar edhe në deklaratën e fundit. Ne do të synojmë që të rritet deklarimi dhe pagesa e tatimeve”, tha Ilir Murtezaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi