LAJMI I FUNDIT:

Muriqi: Nuk pajtohem me kritikat, shpresoj që të kalojmë në finale

Muriqi: Nuk pajtohem me kritikat, shpresoj që të kalojmë në finale

Vedat Muriqi shënoi sërish, kësaj radhe në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë, ndaj Trabzonsporit, duke e quar në 15 numrin e golave.

Fenerbahce pësoi humbje me rezultat 2-1 ndaj Trabzonsporit, ndërsa ishte Muriqi që ia mban gjallë skuadrës së tij gjasat për kalimin në finale.


“Ne e dinim që do të ishte një ndeshje e ashpër. Meqenëse patëm ndeshje vajtje-ardhje, u futëm në fushë për të marrë rezultatin pozitiv. Ne nuk jemi të kënaqur me një gol të shënuar, por më mirë 2-1 se 2-0”.

“Ky nuk është një avantazh, por nuk është as një disavantazh i madh. Shpresoj se do të shkojmë në finale në Kadıköy me mbështetjen e tifozëve tanë”.

“Unë nuk shënova në katër ndeshje radhazi, por nuk pajtohem me kritikat se paraqitjet e mia ishte në rënie. I respektoj të gjithë, por unë mundohem të luaj lojën time, vazhdimisht të kontribuoj për ekipin”.

“Nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo, thjeshtë duhet të kontribuoj për ekipin”.

“Nuk dua të keqkuptohem, nuk po e lavdëroj veten. Kam pasur telashe për të shënuar. Por tani i kam shënuar dy gola brenda tri ditëve. Jam i lumtur. Mundohem të jap kontribut për ekipin. Shpresoj të vazhdoj të kontribuoj me gola e asistime”, ka thënë sulmuesi shqiptar pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori