LAJMI I FUNDIT:

Muriqi ka kërkuar të largohet nga Rizespor

Muriqi ka kërkuar të largohet nga Rizespor

Vedat Muriqi është një prej lojtarëve më të përfolur gjatë muajve të fundit në shtetin turk.

Sulmuesi i Kosovës ka zgjuar interesimin e shumë klubeve duke përfshirë Toulouset dhe Fenerbahçes.


Francezët thuhet se kanë bërë ofertë zyrtare gjersa turqit kanë kontaktuar menaxherin e futbollistit tonë, Haluk Canatar.

Por, mediat turke gjatë mbrëmjes së kaluar kanë raportuar se 25-vjeçari ka kërkuar leje për largim nga zyrtarët e klubit.

Kështu konfirmuan gazetarët e emisionit sportiv, Beyaz Futbol, të cilët thirrën në burimet të afërta me lojtarin tonë.

Menaxheri i Muriqit flet për interesimin e Fenerbahces
Lexo po ashtu Menaxheri i Muriqit flet për interesimin e Fenerbahces

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka pasur shtatë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/