LAJMI I FUNDIT:

Murati: Rreth 17 mijë punëtorë të sektorit privat kanë përfituar nga rritja e pagës

Murati: Rreth 17 mijë punëtorë të sektorit privat kanë përfituar nga rritja e pagës

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë rreth 17 mijë punëtorë të sektorit privat që kanë përfituar nga rritja e pagës.

Murati në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës është shprehur se bëhet fjalë për 1 milion euro shtesë për çdo muaj.


“Sipas komisionit vlerësues janë kualifikuar një numër biznesesh dhe në tërësi kemi rreth 17 mijë përfitues, punonjës të sektorit privat, që kanë përfituar rritjen e pagës. Pra, bëhet fjalë për 1 milion euro shtesë për çdo muaj”, tha Murati gjatë arsyetimit të vendimit për ndarjen shtesë të mjeteve financiare.

“Bëhet fjalë për një kërkesë që të aprovohet ndarja e mjeteve buxhetore në vlerë prej 1.5 milion euro për zbatimin e pikës 1.3 të vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 30 shtator 2022, pra masa mbështetëse për rritjen e pagave në sektorin privat”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/