Ministri i financave, Hekuran Murati ka thënë se janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurove për sektorin publik.
Murati gjatë një konference për media, tha se gjatë ditës kanë nënshkruar marrëveshjen me 39 organizata që e kanë si veprimtari edhe shpërndarjen e pakove ushqimore, ku siç tha ai do të ndahen rreth 34 mijë sosh në vlerë prej 1.7 milionë euro.
Murati bëri të ditur se në kuadër të pakos janë ndarë mbështetja shtesë e 280 mijë pensionistëve, si dhe është shpërndare dyfishi i skemës sociale.
Ai po ashtu tha se më datë 5 maj do të hidhet në votim edhe ndryshim plotësimi i ligjit për rritjen e pagës minimale në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
“Për familjet që po kalojnë kohë krize ekonomike, sot gjatë ditës kemi nënshkruar marrëveshjen me 39 organizata që si veprimtari kanë shpërndarjen e pakove ushqimore, ku janë gjithsej 34 mijë pako ushqimore. Po ashtu është shpërnda mbështetja shtesë e 280 mijë pensionist, si dhe është shpërndare dyfishi i skemës sociale, po ashtu 80 mijë zyrtarët publike kanë marr subvencione shtesë prej 100 euro”, ka thënë ai.
Ministri po ashtu u shpreh se kategoria tjetër e cila pret që të përfitojnë është dhe ajo e studentëve.
“Kategoria tjetër që presin të përfitojnë janë dhe studentët, ku jemi drejt platformës së formularit për aplikim, ku dhe për ta do të hapet shumë shpejt”, theksoi ai.
Murati tha se premtimi i kësaj qeverie është edhe shtimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Disa prej politikave shtesë që janë miratuar në kuadër të komisionit është edhe shtimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta. Ka qenë dhe premtim i kësaj qeverie, ku 500 sosh do të punësohen deri në përfundim të këtij mandati të qeverisë. Vitin tjetër do të punësohen dhe 300 sosh dhe s’do të kemi nevojë të presim fundin e mandatit të kësaj qeverie”, tha ai.
Ministri Murati po ashtu tregoi se ka zhvillime edhe në mjekësinë primare shëndetësore.
Sipas tij, është shtuar numri i personelit shëndetësor në mjekësinë primare prej 299 personave.
“Është shtuar numri i personelit shëndetësor në mjekësinë primare prej 299 personave, si dhe janë miratuar politika të reja që parashohin mbulimin e vizitave në shtëpi për nënat, lehonat dhe fëmijët si dehe vizitat në shtëpi për ata persona që mund të jenë më sëmundje të rënda, mund të mos jenë të lëvizshëm apo kanë nevojë për kujdes intensiv. Pra dhe për këta persona do të mundësohet të ketë vizita nëpër shtëpi nga kujdesi i shëndetësisë primare”, ka thënë Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi