“Badihava e keni, ndërroni rregullore, boni çka të doni, por Feronikeli kampion do të jetë. Urime Gani Sejdiu, urime lojtarët, kryesia e Feronikelit. Me plot meritë jeni kampionë”, ka shkruar Munishi.

“Po ju numërohen ditët oj FFK e korruptuar, o hajna, o të pa fytyrë”, ka përfunduar ish-trajneri i Llamkos Kosovës.


Feronikeli me rregullat e sezonit të kaluar do të ishte dashur të shpallej kampion, pasi në sezonin e kaluar janë llogaritur vetëm dy ndeshjet e rrethit të parë dhe të dytë, kur skuadrat mbesin me pikë të barabarta, ndësa tani llogariten të tri ndeshjet.

Nikli ka gjashtë pikë më shumë se Besa.

telegrafi sport app