LAJMI I FUNDIT:

Munishi flet pas humbjes: Dukagjini e meritoi fitoren

Munishi flet pas humbjes: Dukagjini e meritoi fitoren

Gjilani ka arritur të mposhtet në udhëtim te Dukagjini i Klinës me rezultat të pastër 2-0.

Kjo humbje e largon edhe më shumë Gjilanin nga gara për titull të kampionit, pasi tani ndodhet nëntë pikë mbrapa liderit Ballkani.


Pas ndeshjes trajneri Ismet Munishi ka deklaruar se fitorja e Dukagjinit ka qenë me plot meritë, pasi luajtën më mirë vendasit.

“Si klub jemi duke e dhënë një shembull, sot fitorja e Dukagjini është me plot meritë, tentuam, krijuam shumë raste, portieri kundërshtar intervenoi shumë mirë”.

“Pjesën e parë nuk isha i kënaqur me një futbollist, aty ishte i gjithë problemi. Në kësi ndeshje është shumë vështirë të rikthesh rezultatin. Gjithashtu jam shumë i kënaqur me referimin e Genc Nuzës”, tha fillimisht Ismet Munishi për Art Sport.

Dukagjini mposht Gjilanin, bën një hap të madh drejt mbijetesës
Lexo po ashtu Dukagjini mposht Gjilanin, bën një hap të madh drejt mbijetesës

Tutje trajneri i Gjilanit tha se gjëra të tjera po ndikojnë tek Gjilani, duke thënë se shpreson që të rregullohet futbolli kosovar.

“Tek ne po ndikojnë psikologjikisht disa faktorë tjerë. Unë besoj që është koha e fundit me rregulluar futbollin, të luajmë futboll të pastër, le të del më i miri në kampion dhe më i miri në Evropë. Unë e dhashë një mesazh që është për të mirë të futbollit në vazhdim”, përfundoi ai.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori