“Prishtina që dy vite është duke bërë transferime të gabuara. Tash si duket kanë filluar ta ndjekin shijen time, me transferimet që i kanë bërë, sidomos të Labinot Osmanit edhe Bashkim Shalës. Pra, këto janë përforcime dhe jo disa të tjera, sepse nuk është Prishtina klub që kush të qohet më herët mund të luajë aty. Por, si duket ‘profës’ i ka humbur busulla, pasi po merret me fakultet, me ujitjen e stadiumit, pra me shumë gjëra dhe nuk po fokusohet shumë brenda vijave të bardha”, tha Munishi për SportPLus.

“Për shkak që po dështojnë në përforcime, unë nuk i frikësohem hiq Prishtinës”, u shpreh Munishi, i cili nënvizoi më tej se nuk ka gabuar në transferimet që i ka bërë deri më tani, duke thënë se në kohën tij kanë shkëlqyer dhe janë bërë të njohur, shumë futbollistë si, Bashkim Shala, Leart Emini, Semir Zeneli, Abër Prekazi, Valdrin Rashica e sidomos Milot Rashica.


Në fund ai shtoi se ende nuk po e kupton se si Prishtina e ka qitur në shitje, Azem Ahmetin. “Po çuditem seriozisht se si një lojtar si Azem Ahmeti qitet në shitje. Ju garantoj se ne me Ahmetin në skuadër do të jemi 100 për qind kampion”, përfundoi Munishi. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app