LAJMI I FUNDIT:

A mundet Toyota Hilux të mbijetojë nga një rënie prej 3,000 metrash lartësi?

A mundet Toyota Hilux të mbijetojë nga një rënie prej 3,000 metrash lartësi?

Dëshmi të shumta flasin më së miri për besueshmërinë e kamionit të Toyota-s.

Kjo tashmë mund të ndihet në raundin e parë të testeve të durimit që Toyota kaloi.


Personat prapa kanalit në YouTube “WhistlinDiesel” kanë vendosur të përsërisin një raund të ri atë që bënë edhe në Top Gear, dhe kjo është një rënie nga një lartësi e madhe.

Me ndihmën e një helikopteri, ata e ngritën Toyota në 152 metra lartë dhe e lanë të bjerë i lirë.

Dy kamera filmuan ngjarjen, njëra nga Toyota dhe tjetra nga toka.

Toyota ra me ‘hundë’, që do të thotë se nuk kishte shpëtim për të – dhe jo vetëm kaq.

Nëse mendoni se kjo ishte një video e pakuptimtë ose koti, dijeni se kjo video tërhoqi 3.6 milionë shikime në vetëm disa ditë. Për sa i përket autorit, misioni sigurisht që është përmbushur. /Telegrafi/